Front TV

Kryetari që e ndryshoi Suharekën, nuk la asnjë mjek të papunë

Kryetari që e ndryshoi Suharekën, nuk la asnjë mjek të papunë
10:45 | 17 Korrik 2021

Suhareka njihet si ndër komunat me qytetarët më punëtorë në vend.

Në këtë komunë viteve të fundit është punuar shumë.

Punën e progresin e arritur e ka shpalosur në intervistë për Front Online, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Për katër vjet qeverisje thotë se ka punuar në shumë fusha e që synon edhe një mandat të dytë më 17 tetor.

Për 4 vjet u investua në fushën e arsimit, u ndërtuan 3 shkolla.

“Kemi bërë shkollë me buxhet komunal kemi bërë salla sportive, kemi bërë tri byfe, janë ndërtuar tri  për me iu plotësuar nxënëseve nevojat jashtë objektit të shkollës në oborret e tyre, kemi furnizuar diku 90%  të gjitha shkollat me laboratorë dhe kabinete. Në këtë mandat kemi kryer tri shkolla, e katërta  është duke u punuar, kemi punuar dy salla sportive, e treta është duke u punuar të katërtës po ia nisim”, ka thënë Muharremaj.

Kryetari i Suharekës: Asnjë mjek në Komunën tonë nuk është i papunë

 I pari i Suharekës tha se kanë ndërtuar 4 ambulanta në fshatrat përreth, duke investuar shumë edhe në ndërtimin e 4 laboratorëve për analiza në qytet.

“Në shëndetësi, atë që e kam premtuar e kam realizuar, kemi bërë katër ambulanta të reja, në Bllacë, në Semetisht, në fshatin Dubravë. Në Suharekë në katër qendra të mjekësisë familjare punohet në dy ndërrime deri në orën 22:00, gjithashtu kemi edhe katër qendra që punojnë në laboratorë të biokimisë”, ka thënë Muharremaj.

Por problem u kanë shkaktuar specializimet e mjekëve në Prishtinë ku u është dashur të riorganizojnë punën nëpër QKMF.

“Edhe në Suharekë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare punon edhe me laboratorin me dy ndërrime kështu që atë që e kemi folur te shëndetësia e kemi kryer, mirëpo kuptohet që kohën e fundit e kemi problem për shkak se ka shkuar një numër mjaft i madh në specializim në Prishtinë, kështu që kemi mbuluar edhe dy Qendra të Mjekësisë kështu që komplet territorin e përfshijmë dhe është fjala që e kam thënë, asnjë mjek pa punë për fat të mirë sot nuk e kemi asnjë mjek pa punë në komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

Sipas Muharremajt, në fushën e ambientit është punuar shumë, 5 mijë drunj dekorativ janë mbjellë e rreth 200 mijë pisha.

“Kemi mbjellë mbi 5 mijë drunj dekorativ, mbi 200 mijë pisha edhe te kjo pjesë jemi munduar të realizojmë premtimet që i kemi dhënë”, u shpreh ai.

50 milionë investime kapitale e 100 shtëpi të ndërtuara për skamnorë në Suharekë

Kurse në infrastrukturë, kryetari i Suharekës thotë se kanë ndërtuar sheshin, shëtitoren, tri parqe për fëmijë, 14 ura e projekte të tjera.

Kemi ndërtuar parkun e qytetit s’ka pasur park,  kemi ndërtuar shëtitore prej 2.5 kilometrave, s’ka pasur kënde për fëmijë kemi ndërtuar tri sot.

“Jemi duke punuar edhe në dy unaza për shkarkimin e qytetit pasi që para tri viteve nuk kemi pasur mundësi me pas ndryshime të komunikacionit në Shirokë nuk kemi pasur mundësi me hy në Suharekë. E kemi përfunduar edhe një unazë të vogël, me hy prej Shirokës  për të hyrë në Suharekë, gjithashtu jemi duke punuar në një unazë që është mjaft e madhe diku 5 km. Kemi ndërtuar 14 ura në qytet dhe fshatra gjithashtu kemi ndërtuar edhe kanalizime, asfalt, shëtitore jo vetëm në qytet por kemi edhe nëpër fshatra, parqe për fëmijë…”, ka thënë Muharremaj.

“Në Suharekë gjendet “Shtëpia e të Moshuarve”, një qytet me shpirt human, u ndërtuan 100 shtëpi dhe 15 të tjera po ndërtohen. Kemi dhënë bursa më shumë se çdo herë tjetër, në këtë mandat po ndërtojmë më shumë se 100 shtëpi të reja për qytetarët skamnorë. I kemi kryer jemi vec duke i dhënë, këtë vit do të ndërtojmë edhe 15 shtëpi të reja, gjithashtu kemi ndërtu edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinovc që është model jo vetëm për Kosovë por edhe për Ballkanin”, ka thënë Muharremaj.

Të gjitha këto investime kapin vlerën e rreth 50 milionë euro investime ku 10 milionë vinë nga donacionet.

“Ne kemi investime kapitale diku 40 milionë euro, nëse llogarisim edhe donacionet këto bëjnë 50 milionë euro”, tregoi Muharremaj.

Për të gjitha këto punë ai falënderon edhe opozitën për bashkëpunimin.

“Unë shpreh rastin me i falenderu edhe opozitën pasi që kemi marrë vendime për qytetarët, i kemi ndal klubet e natës në Suharekë bashkë me opozitën e kemi marrë këtë vendim, një vendim tjetër ka qenë për vendimin që ti ndali kazinot atëherë  kemi qenë bashkë me opozitën kemi mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime për dy ditë dhe i kemi dërguar në parlamentin e Kosovës ku është marrë vendimi”, ka thënë ai.

Muharremaj i bindur se do të fitoj edhe një mandat në Suharekë

Suhareka për çdo verë kur ka fluks të bashkatdhetarëve e liron parkingun e komunës për automjetet e mërgimtarëve kështu do të jetë edhe këtë vit.

“Ne vazhdimisht kemi vendosur dy kioska që mund të i marrin dokumentet pa hy në procedura dhe çdoherë e lëshojmë parkingun e komunës, këtë vit e kemi liruar edhe një parking te tregu javorë që do të shërbejë për 6 ditë vetëm të martën është në shërbim të qytetarëve”, tha ai për Front Online.

Bali Muharremaj që vjen nga radhët e AAK-së, do të garoj edhe për një mandat tjetër i vetëm pa koalicion dhe pas zgjedhjeve do të vendosin lidhur me koalicionet.

“Jo, jo nuk ka marrëveshje, asnjëherë nuk ka ndodhë në Suharekë, nuk ka ndodhur as në komunat e tjera. Çdo parti do të hyjë në garë vetëm, mandej i shohim rezultatet në shtatorë se si do të dalin”, u shpreh ai./FrontOnline

 

 

 

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera