×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Konjufca pret në takim përfaqësueset e organizatave për të drejtat e grave

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësueset e organizatave vendore e ndërkombëtare, aktiviste dhe avokuese të çështjeve gjinore.

    Në takim mori pjesë drejtorja e Rrjetit të Grave të Kosovës, znj. Igballe Rogova, përfaqësuesja e Zyrës së UN Ëomen në Kosovë, znj. Vlora Tuzi Nushi, drejtorja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, znj. Luljeta Demolli dhe përfaqësuesja Dafina Prekazi, si dhe drejtorja e organizatës Kosova-Ëomen 4 Ëomen, Iliriana Jaka Gashi.

    Në këtë takim u diskutua për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në avancimin e legjislacionit, me fokus në atë për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, forcimit të rolit në vendimmarrje etj.

    Përfaqësueset e organizatave të pranishme në takim theksuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në hartimin e kornizës ligjore, me theks të veçantë në atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, gjegjësisht dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë standardet e përcaktuara me Konventën e Stambollit.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së shqyrtimit të legjislacionit në Kuvend.

    Në takim u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën gratë në Kosovë, përkatësisht për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj tyre. ​/Front Online

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.