[wp-story]

Bota/Rajoni

Kryetari i Shkupit infektohet me koronavirus

Kryetari i Shkupit infektohet me koronavirus
19:22 | 20 Qershor 2020

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov njoftoi se është infektuar me koronavirus. Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se “Edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë nga ana ime për sigurinë time dhe të gjithë atyre përreth meje, nuk arrita të mbroj veten nga Covid-19.

Pasqyra klinike është e mirë, me rritje të vogël të temperaturës së trupit dhe pa nevojë për t’u shtuar në spital”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski konfirmoi se nëna e tij është pozitiv me virus korona. Por ai tha se nuk ka pasur kontakt me të, prandaj nuk do shkojë në izolim.

“Virusi korona është shumë serioz dhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë dhe ministrit të shëndetësisë, ai është gjithnjë e më i pranishëm përreth nesh”, shkroi Mickovski.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera