Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdimësi po deklaron KFOR-i duhet ta marrë kontrollin ne veri të Kosovës.
E, deklaratën e Ramës, e ka komentuar për Front Online, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Sipas tij, nëse kjo shikohet në rrafshin formal-juridik i bie që është humbje e sovranitetit të Kosovës, por nga termi praktik mund të jetë ndoshta e dobishme.
“Nëse e shikojmë në rrafshin formal-juridik marrja e kontrollit në veri nga forcat e KFOR-it ose të NATO-s është humbje e sovranitetit të Kosovës, me shiku nga termi praktik i sigurisë është i dobishëm ndoshta. Por, unë po them se çfarë do kërkese që vjen edhe nga kryeministri Rama këto ditë, nëse kërkesa është për me zbatua marrëveshjen e njëjtë, ky është investim në rrugën e gabuar sepse do të ketë konflikt prapë edhe pasi të themelohet Asociacioni”, ka deklaruar ai.
Molliqaj, pohon se tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik.
“Tharmi i konflikteve është organizimi institucional etnik nëse i ndan serbët dhe shqiptarët me kompetenca, me ushtrim, në territore ajo është garancë për konflikt prandaj unë mund ta mbështes edhe KFOR-in edhe një konferencë ndërkombëtare vetëm nëse korniza e asaj konferencë ndërkombëtare është një marrëveshje tjetër, nëse është për zbatimin e kësaj marrëveshje është njëjtë sikur mos me zbatu këtë marrëveshje. Të dyja qojnë në konflikt”, ka shtuar ai.
Molliqaj: Qeveria Kurti dëshiron më shumë heronj të ri sesa zgjidhje të reja për veriun