×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Pensionistëve – Kurtit: Nga gjithë ato premtime në zgjedhje me ra në 10 euro është turp

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti për uljen e shtesave pensionale.

    Kajtazi ka thënë se kjo çka ka ndodhur është e papranueshëm dhe jo humane.

    Ai thotë se djemtë dhe vajzat që erdhën në pushtet me votat e tyre po i shkelin rëndë të moshuarit kosovar.

    “Ne konsiderojmë vendimin e Qeverisë të pa papërshtatshëm, të papranueshëm, jo human dhe jo ligjorë. Në rast se kjo moshë është lënë anash, po përbuzet dhe nënçmohet me çdo veprim, jo vetëm nga kjo Qeveri por nga të gjitha qeverive të tjera”, tha ai.

    “Është turp që vajzat dhe djemtë tanë me votat tona që erdhën në qeveri me i shkel aq keq këtë moshë, të cilët janë edhe më shëndetligë edhe materialisht ligë dhe janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Kajtazi për Insajderin.

    Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve ka përmendur edhe kohën kur Kurti, u premtonte pensionisteve bërjen e ligjit për sigurime shëndetësore, dhe jo nga gjitha ato premtime të bien në 10 euro.

    “Në muajin maj bëhet 1 vit kur kam qenë në pranim tek Kurti, mas marrjes së Qeverisë 1 dhe na ka premtuar se do ta bëjë ligjin për sigurime shëndetësore, invalidore që do ta bëjë ligjin për mbrojtje shëndetësore, por nuk dul asgjë prej asaj, prej atyre premtimeve me ra në 10 euro, kjo është një papërgjegjësi totale dhe e papranueshme” ka deklaruar ai.

    Kajtazi në emër të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.

    “Ne udhëheqësia e LPK-së, kërkojmë takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti për shqyrtim të gjendjes së vështirë materiale e shoqërore të Pensionistëve të Kosovës”, ka thënë kryetari i LPK-së.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën...
    Lajme19 Mars 2024
    Ish këshilltari i ish presidentit Thaçit, Bekim Çollaku ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, i njohur si “Raketa”. Ai tha se...
    Lajme19 Mars 2024
    Është vetëm një muaj nga përfundimi i luftës në Kosovë – data e saktë 13 korrik 1999, dita kur është realizuar kjo...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot ka publikuar një raport me titull “Çka është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse...
    Lajme19 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një kosovar është ndaluar në Leposaviq. I njëjti dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia...
    Lajme19 Mars 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Pjetër Shalën. Vendimi është marrë...
    Lajme19 Mars 2024
    Ndërmjetësuesi evropian Mirosllav Lajçak priti sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Përfaqësues...
    Lajme19 Mars 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Xhavit Ferizi, i njohur si komandant “Raketa”....
    Lajme19 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova. Ajo tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.