×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryetari i Pensionistëve: 100 € nuk po na dalin, për shpenzime nuk mjaftojnë as 300 €

    FrontOnline
    05 Gusht 2023

    Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi tha për Front Online se pensioni bazik prej 100 euro është i pamjaftueshëm për të moshuarit kosovarë.
    Ai e bazon këtë në ngritjen e çmimeve të produkteve bazike.

    “Mendoj qe nuk janë të mjaftueshme për shkak se inflacioni ka ndodh dhe ka shkuar jashtëzakonisht shumë. Nëse para Covidit e kemi blerë një litër vaj me 80 cent, tani e blejmë me dy euro e tepër cent, që është dy herë i ngritur çmimi. Edhe çmimi i bukës e miellit është ngrit, i të gjitha produkteve elementare”.

    Duke pasë parasysh këtë, Gashi vlerëson se harxhimet e pleqve nuk do t`i mbulonte asnjë pension në vlerë 300 euro se lëre më ky aktuali.

    “Me 100 euro me mbijetu, shumica e pensionistëve marrin barna për shkak të sëmundjeve kronike, 10 deri në 40 a 50 euro, pastaj shërbimet komunale, shërbimet e ushqimit nuk e përthekojnë edhe pensionet me qenë 300 euro”.

     

    Përfaqësuesi i Pensionistëve: Qeveria Kurti po na injoron totalisht, kështu zgjidhet problemi me pensionet

     

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten e kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

    Këtë po e mirëpret Njazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, por ai ka një varg kritikash tjera për ligjin, për të cilin thotë se kurrkush nga Qeveria nuk i konsultoi.

    “Çështja e pensioneve zgjidhet me themelimin e fondit për sigurime pensionale. Kjo i bjen që gjenerata të punoje për gjeneratat, gjenerata juaj tash të ndajë mjete për pensionet e pensionistëve të tanishëm që pastaj të rinjtë e juaj të ndajnë mjete për pensionet e juaja. Gjeneratë pas gjenerate”, u shpreh Gashi.

    Ai pohon se Qeveria po i injoron totalisht si kategori, ani se derdhën djersë për vendin.

    “Qeveria nuk komunikon me neve, nuk na përgjigjet në e-mail, nuk na pranojnë në takim, na injorojnë në mënyrë absolute. Shuma e mjaftueshme do të ishte, mesatarja, vlera e pagës minimale, 264 euro”.

     

    “Paraqitja e pleqve çdo 6 muaj për vazhdim pensioni, abuzim shtesë me këtë kategori”

    Pensionistët obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj për të vazhduar marrjen e pensionit.

    Kështu ia ka obliguar Ministria e Financave dhe Transfereve, e udhëhequr nga ministri Hekuran Murati.

    Njazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës e quajt abuzim shtesë me pleqtë këtë kusht.

    “Ky është abuzim shtesë me këtë gjeneratë sepse një pjese e madhe e tyre janë në gjendje të palëvizshme, janë të moshuar dhe familjarët janë të obliguar me karroca mbështetëse të shkojnë formalisht disa sekonda me dëshmu që janë gjallë, kur kjo mund të bëhet online”, u shpreh Gashi.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre. Emri i Naim Murselit në javën...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se draft-statuti për Asociacionin, të cilin e ka pranuar nga ndërmjetësit e...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar katër ushtarë rusë për krime lufte, për veprimet e tyre ndaj një amerikani gjatë pushtimit...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me Drejtoreshën Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë. Rezultatet u vlerësuan...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Ganiu dhe Linda drisa po hanin kanë debatuar. Linda i është drejtuar duke i thënë se “kqyre punën tënde”. Kurse Gania i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.