×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i OEK-ut: Kosova ka pasur zhvillim ekonomik, por nuk ka arritur nivelin e pritur

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke vlerësuar progresin e arritur gjatë këtyre 17 viteve.

    Ai theksoi se, edhe pse ka pasur zhvillime të dukshme në ekonominë, zhvillimi nuk ka arritur nivelin që ishte pritur.

    “Në këto 17 vite ka një zhvillim të madh, por në nivelin që ne kemi pritë nuk është. Është zhvilluar shumë Kosova ekonomikisht, ka një ekonomi të tregut të lirë, infrastrukturë moderne rrugore dhe ligjore. Kemi marrëveshje multilaterale dhe bilaterale për tregti të lirë me BE por edhe vende tjera”, thotë Rafuna.

    Rafuna ka identifikuar disa sfida kryesore, që duhet të largohen për një zhvillim më të mirë.

    “Nuk kemi freskim të politikave fiskale, s’kemi reformë në sistemin arsimor për ta lidhë arsimin me kërkesat e tregut, reformë të sundimi i ligjit dhe mbylljen e çështjeve të hapura me Serbinë për të pas një zhvillim dhe investime. Lirimi nga masat e BE”, shprehet ai.

    Rafuna, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mungesën e dialogut publiko-privat gjatë mandatit të saj, duke theksuar se kjo periudhë ka qenë më e vështira për bizneset.

    “Në të kaluarën së paku dialogu publiko-privat ka pasur, por tani s’ka. Kjo ka qenë periudha më sfiduese për bizneset sepse ishte pandemia, pastaj lufta Ukrainë-Rusi dhe rritja e inflacionit, tensionet me Serbinë dhe bizneset kërkuan ndihmë të shtetit për t’i ndihmuar, por nuk e morën”, tha Rafuna.

    17 vjet shtet/ Sukseset dhe dështimet e Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi...
    Kronika21 Mars 2025
    Dy persona janë arrestuar sot pasi më 8 mars kishin vjedhur në një market gjësende në vlerë të 400 eurove, në rrugën...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, me përcjellje të EULEX-it është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit...
    Lajme21 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të nacionalitetit serb, dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak, pasi...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia është lodhur nga ata që po e terrorizojnë që katër muaj”, duke shtuar se ata...
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.