×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Klinës flet rreth ndërtimit të fabrikës së çimentos, ka një porosi për ministrin Liburn Aliu

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Ka disa ditë që qytetarët e Dollcit të Klinës  po protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së Çimentos në fshatin e tyre.

    Arsye e protestës së qytetarëve është se ata po e vlerësojnë që ndërtimi i kësaj fabrike, do të shkaktonte ndotje në këtë fshat.

    I kontaktuar nga Front Online lidhur me shqetësimin e qytetarëve, kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj tha se qytetarët nuk duhen revoltohen se komuna nuk mund ta ndal ndërtimin.

    “Unë jam votuar nga qytetarët e Klinës nuk kanë pse të revoltohen unë nuk kam ndërruar asnjë qëndrim edhe në fushat kur kom kandiduar për vota kam thënë që Komuna nuk mundet me ndalë ndërtimi e fabrikës së cementit janë institucionet e nivelit qendror që mund ta ndalin me dhënien dhe mos dhënien e pëlqimit dhe nuk kam ndërruar asnjë lloj qëndrimi. Normal që qytetarët shqetësohen por garantuesit për mbrojtjen e mjedisit është ministria e mjedisit, në aspektin instuticional në këtë drejtimit duhet të flas Ministria e Mjedisit e cila e ka lëshuar lejen për ndërtimin e fabrikës së cementit”, u shpreh Elezaj.

    Ai tha se anëtarët e partisë dhe ky i fundit kanë votuar kundër nismës së ndërtimit të fabrikës por vendimi ju është kthyer kundër.

    “Kuvendi Komunal dhe unë personalisht me gjithë anëtarët e asamblesë dhe partisë që përfaqësojmë kemi votuar kundër,  por ministria e pushtetit lokal me ministri të linjës  na kanë kthyer vendimin antiligjor vlerësimin e vendimit sepse ata e mbikëqyr punën e Kuvendit dhe marrjen e vendimeve e kanë kthyer anti-ligjor dhe ne kemi qenë të pafuqishëm”, potencoi ai.

    Elezaj i reagon ministrit Aliut: Nëse e tërheq pëlqimin mjedisor për fabrikën e çimentos, përgjegjësia mbetet tek ti

    Megjithatë, në lidhje me këtë problem të qytetarëve të Klinës ka reaguar sot edhe Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

    Ai ka thënë se po e shqyrtojmë komplet procesin e lejes për fabrikën e Çimentos.

    Por, kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj ka thënë se nëse e tërheq Aliu pëlqimin mjedisor, përgjegjësia mbetet tek ai.

    “Ne si institucion e kemi lëshuar lejen e ndërtimit, unë si kryetar komune vetëm ligjin e respektoj ne e kemi respektuar, nuk ka çka me shqyrtuar Liburn Aliu, ministri i mjedisit nëse e tërheq pëlqimin mjedisor ai e merr përgjegjësinë e ndërtimit ose mos ndërtimit. Ai e ka lëshuar pëlqimin kohën kur ka qenë vet ministër nuk është përgjegjësi e jona është përgjegjësi e atij, unë kam kërkuar takim edhe me kryeministrin dhe ministrin e mjedisit”, tha Elezaj.

    Kryetari i Klinës për ndërtimin e fabrikës: I ka plotësuar kushtet ligjore, s’mund t’ia refuzofsh lejen

    Sipas Elezajt, komuna e Klinës nuk mund ta refuzojë lejen e ndërtimit të kësaj fabrike kur të gjitha nivelet qeveritare kanë dhënë pëlqimet.

    “Ne e kemi lëshuar lejen sepse janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për me dhënë një leje të ndërtimit është dhënë pëlqimi mjedisor për ndërtimin e fabrikës së cementit nga Ministria e Mjedisit dhe kushtet për dhënien e lejes është me pas: pëlqimin mjedisore, destinimin e tokës që e njëjta është bërë prej Ministrisë së Bujqësisë të gjitha nivelet qeveritare i kanë dhënë pëlqimet dhe ne kemi ardhur para aktit të kryer dhe nuk mundesh me ua refuzuar lejen e ndërtimit”, përfundoi Elezaj për Front Online.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.