×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Kamenicës rrëfen përballjen e tij me koronavirusin

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në emisionin Frontal të T7 ka rrëfyer përballjen e tij me koronavirusin. Ai ka thënë se gjatë tërë periudhës së infektimit deri në shërim nuk ka pasur asnjë simptomë. Kurse si pasojë e infektimit të tij janë testuar 27 persona të cilët kanë rezultuar negativ.

    Kastrati ka thënë se infektimi me koronavirus ka ardhur si pasojë e kontaktit dhe mosrespektimit të distancës.

    “Unë me datë 7 qershor kam pasur kontaktin tash janë bërë 26 ditë, arsyeja e vetme ka qenë rast I kontaktit sepse nuk kam pasur simptoma. Kemi qenë në një veturë me personin i cili ka qenë i infektuar, distanca ka qenë më pak se 1.5 metra, janë bërë 21 ditë që kam qëndruar në izolim në shtëpi”

    Kastrati ka thënë se Instituti ka konsideruar që është i shëruar, pa pasur nevojë të bëjë testin tjetër.

    “Unë veç isha i ambientuar dhe kam kontaktuar me të infektuarit nonstop në komunën e Kamenicës, fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk kam rrezikuar dikë që është me sëmundje shoqëruese. Lehtësimi më i madh kur të gjitha kontaktet e mia kanë rezultuar negative nga 27 kontakte të familjes dhe kolegëve. Që nga rezultimi pozitiv me koronavirus e deri në shërim nuk kam pasur simptoma fare”, u shpreh Kastrati.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    Sport14 Korrik 2025
    Raportimet nga Belgjika sugjerojnë se ende nuk është konfirmuar nëse Ardon Jashari do të jetë i disponueshëm për fillimin e stërvitjeve parasezonale...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.