Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka kërkuar sot heqjen e orës policore në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ora policore është vendosur si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por i pari i Mitrovicës thotë se një gjë e tillë nuk i uli rastet e prekura me virus.
Sipas Bahtirit, vendosja e orës policore si masë kundër koronavirusit ishte vetëm sa për sy e faqe dhe si rezultat i mungesës së një vizioni të duhur për menaxhimin e pandemisë.
“Qytetarët e Mitrovicës dhe mërgimtarët tanë të dashur, janë lodhur nga ky keqmenaxhim i pandemisë. Orët policore tashmë janë bërë të bezdisshme, ato kanë mbjellë farën e depresionit, stresit dhe ngarkesës psikike te të gjithë ne. Ora policore asnjëherë nuk i uli rastet e prekura me virus, sepse në fakt kjo masë ishte vetëm sa për sy e faqe, në mungesë të një vizion të duhur për menaxhimin e pandemisë. Nuk mjafton që sot është hequr ora policore në Mitrovicë, por ajo duhet të largohet si masë në të gjitha qytetet e Kosovës. Ky është vullnet i qytetarëve, i njerëzve të biznesit dhe mbi të gjitha i bashkatdhetarëve tanë të mrekullueshëm”, shkruan Bahtiri në Facebook./FrontOnline/

Të tjera
-
14:52 | 25 Shkurt 2021
-
14:44 | 25 Shkurt 2021
-
14:40 | 25 Shkurt 2021
-
14:37 | 25 Shkurt 2021
-
14:34 | 25 Shkurt 2021
-
14:26 | 25 Shkurt 2021
-
14:22 | 25 Shkurt 2021
-
14:15 | 25 Shkurt 2021
-
14:10 | 25 Shkurt 2021
-
14:07 | 25 Shkurt 2021
-
14:06 | 25 Shkurt 2021
-
14:04 | 25 Shkurt 2021