×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e Komunave me plane për zhvillimin ekonomik

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Me diskutimin e rolit të komunave në zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë janë përmbyllur aktivitetet e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë që organizohet nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se komunat kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave dhe ekosistemit të ndërmarrësisë.

    Ai foli për heqjen e barrierave të të bërit biznes në nivel lokal, të shërbyerit si avokues të bizneseve lokale pranë institucioneve qendrore, por edhe përmes ndarjes së fondeve për nxitje të ndërmarrësisë, e cila mes tjerash do të shërbente edhe si motivues për qëndrimin e të rinjve brenda Kosovës.

    Ai tutje foli edhe për rolin e vyeshëm të Qendrës së Inovacionit (ICK) në mbështetje të ndërmarrësve të rinj, duke theksuar se aktivitetet e kësaj organizate kanë marrë edhe jehonë pozitive anembanë botës.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se për zhvillimin ekonomik në nivel lokal brenda kësaj komune janë identifikuar fushat ku Prizreni ka përparësi strategjike, siç është turizmi, prodhimtaria, bujqësia dhe shërbimet kreative.

    Tutje, ai foli për rëndësinë e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, si dhe potencialin që ka kjo zonë në nxitjen e ndërmarrësisë së të rinjve por edhe investimeve në përgjithësi.

    Haskuka foli edhe për funksionalizimin e qendrës së vetme të shërbimeve ‘one-stop-shop’ me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes.

    Ndërsa duke folur për kapitalin njerëzor, Haskuka i këshilloi të njëjtit të zhvillojnë aftësitë profesionale sipas nevojave të tregut.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmendi planin strategjik të kësaj komune për zhvillim socio-ekonomik, i cili në fokus ka ndërmarrësinë dhe rritjen e punësimit të grave.

    Ai gjithashtu foli për strukturën dhe zhvillimin e bizneseve në këtë komunë, duke theksuar politikën e ‘tarifës zero’ përmes të cilës janë ulur të gjitha taksat përveç tatimit në pronë, gjë që krijon një lehtësim të madh për veprimtaritë e bizneseve lokale.

    Haziri theksoi se gjatë pandemisë por edhe më tej, të rinjtë e Gjilanit do të mbështeten në sektorë si ai i teknologjisë e zejtarisë ndërsa shtoi se po punohet edhe rreth riaktivizimit të inkubatorit të biznesit dhe zhvillimit të zonave ekonomike brenda kësaj komune.

    Haziri tha se po punohet rreth eliminimit të procedurave burokratike administrative, ndërsa sipas tij, është e rëndësishme që të rritet atraktiviteti i vendit për të rinjtë, dhe krijimi i mundësive dhe lehtësirave për investime në Kosovë.

    Shpend Lila, menaxher i trajnimeve, marrëdhënieve me publikun dhe aktiviteteve në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), theks të veçantë i dha nevojës për krijimin e hapësirave rekreative, multifunksionale, të qasshme për publikun e gjerë për zhvillimin e aktiviteteve të natyrës së ndërmarrësisë dhe inovacionit.

    Lila gjithashtu shprehu shqetësimin për shuarjen e Ministrisë së Inovacionit, e cila do të shërbente si një adrese e vetme për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve “startup”, ndërsa për të siguruar zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe promovim të sektorëve me potencial, ai rekomandoi krijimin e inkubatorëve specifik sipas profileve të komunave, në mënyrë që të decentralizohet fokusi në kryeqytet dhe zhvillimi të jetë i barabartë.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shënuar Javën Globale të Ndërmarrësisë me gjithsejtë 16 aktivitete virtuale në të cilat kanë marrë pjesë rreth 50 panelistë dhe me një audiencë prej rreth 40,000 personash, ndërsa temat e diskutimeve kanë përfshirë edukimin, gjithëpërfshirjen, politikat dhe ekosistemin e ndërmarrësisë. Një numër aktivitetesh janë organizuar në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Agjencinë për Zhvillimin Rajonal – Qendër (RDAC) dhe Kolegjin AAB.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.