×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Pastrimit: Kryetar Rama, lirojini kontenjerët nga depoja

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka apeluar publikisht te kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, për lirimin dhe shpërndarjen e kontenjerëve të rinj që sipas tij janë blerë, por ende janë depozituar në Butovc, duke penguar procesin e menaxhimit të mbeturinave në qytet.

    Reçica ka theksuar se Prishtina ka një mungesë të theksuar të kontenjerëve për mbeturina. Ai u shpreh se kontenjerët e blerë vazhdojnë të mbeten të depozituar në malet e Gërmisë, konkretisht në Butovc, duke vështirësuar punën e KRM “Pastrimi” dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në pastërtinë e lagjeve.

    “Qyteti ka nevojë urgjente për më shumë kontenjerë për mbeturina, ndërkohë që ata që janë blerë vazhdojnë të mbeten të padorëzuar”, tha ai.

    Reçica apeloi drejtpërdrejt te Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, duke kërkuar që të lirohen kontenjerët dhe të shpërndahen sa më shpejt në qytet. “Kryetar Rama, është koha për veprim! Lirojini kontenjerët!” apeloi ai.

    Ai gjithashtu theksoi se një veprim i tillë do të lehtësonte punën e KRM “Pastrimi” dhe do të kontribuonte në pastrimin e qytetit. “Lehtësoni punën e KRM Pastrimi! Jepini Prishtinës një mundësi për të qenë më e pastër!”

    Reçica u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë iniciativë dhe të shpërndajnë mesazhin për vendosjen e kontenjerëve aty ku duhen.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...
    Lajme23 Mars 2025
    10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme...
    Lajme23 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar dje në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 –...
    Lajme23 Mars 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.