[wp-story]

Ekonomi / Banka

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës pritet në takim zyrtar nga përfaqësuesit e European Banking Training Network (EBTN)

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës pritet në takim zyrtar nga përfaqësuesit e European Banking Training Network (EBTN)
16:03 | 13 Gusht 2019

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija është pritur në takim zyrtar në Bruksel nga përfaqësuesit e European Banking Training Network (EBTN), Z. Colin Morrison, President i EBTN dhe Znj. Felicia Emery, Menaxhere Ekzekutive në EBTN.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Akademisë Bankare të SHBK-së dhe EBTN-it, për të rritur mundësitë e përfitimit të njohurive për bankierët në Kosovë përmes avansimit të programeve trajnuese sipas programeve të akredituara evropiane.

Trendet në arenën evropiane të avancimit të punonjësve dhe ngritjes profesionale përmes trajnimeve, kanë bërë që edhe kuadri profesional i Bankave në Kosovë të jetë me një linjë të barabartë, duke përmbushur kështu edhe standardet evropiane përmes çertifikimeve ndërkombëtare.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera