×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeqyteti shumë shpejt me kamera të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji do të nënshkruajë marrëveshjen për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik. Derisa implementimi pritet të funksionalizohet në nëntor të këtij viti.

    Investimet e këtij projekti do të bëhen nga ana e operatorit ekonomik, kurse pas një viti, komuna e Prishtinës do t’i paguajë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara.

    Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili thotë për KosovaPress, se janë në përfundim të nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe se shumë shpejtë fillon implementimi.

    “Ky projekte për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet por jo vetëm të sigurisë por edhe të kundërvajtjes në trafik nuk është projekt i ri, është projekt për të cilin kemi negociuar me vite dhe besoj që këtë vit tash më jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes jo me atë kompaninë e parë që i patëm filluar bisedat që për arsye të kushteve jo të volitshme financiare të cilat ajo kompani patë ofruar por që tash me një kompani po ashtu me renome botërore jemi në përfundim të kësaj marrëveshje dhe besoj që marrëveshja do të nënshkruhet ose këtë muaj ose muajin e ardhshëm dhe menjëherë fillon implementimi i projektit, i cili duhet të funksionalizohet në nëntor eventualisht në fillim të Dhjetorit të këtij viti”, thotë Nushi.

    Nushi ka theksuar se ky projekt përbëhet nga katër komponentë.

    “Ky projekt përbëhet nga 4 komponentë, komponentë e parë është vendosja e kamerave statike në pikat kyçe , mandej e kemi pozicionin numër dy që janë kamerat mobile të cilat vendosën në automjetet e policisë dhe nuk do të ketë kontakt të drejtë për drejtë për çfarë do lloj shkelje në trafik do të evidentohet përmes tabletit….. Pozicioni i tretë është risi, jo vetëm për Prishtinën por edhe për regjionin e Ballkanit perëndimorë, vendosjen e kamerave me qëllim të kontrollimit të trafikut dhe sigurisë në komunikacion nëpër biçikleta të njësitit policorë…Pozicioni i katërt hyrjet në qytet do të ingjizohen nga të katër anët dhe çdo automjet i pa regjistruar ose që nuk e ka paguar taksën për hyrje në qytet do të dënohet”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se në bazë të dënimeve të inkasuara, komuna e Prishtinës do të paguajë çdo vit kompaninë.

    “Leverdia më e madhe e Prishtinës është që nuk do të investon asnjë centë, projekti fillon së implementuari dhe funksionalizohet pa asnjë investim të komunës së Prishtinës. Investimet mbesin nga ana e operatorit ekonomik i cili do ta implementojë projektin dhe pas një viti pastaj fillojmë me pagesën ose ato këste, e kemi si njëfare lloj aranzhmani të cilin ne e kemi kërkuar që pastaj çdo vit do t’i paguajmë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara jo të shqiptuara”, thotë ai.

    Ai u shpreh i bindur se ky projekt do të ketë ndikim në sigurinë e trafikut, derisa ka theksuar se do të jetë një ndihmesë për policisë dhe prokurorinë e shtetit.

    “Pas një ose dy muajve do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madhe në sigurinë e trafikut dhe do të disiplinohet vozitësit e automjeteve dhe qytetarët…Besoj që kjo do të jetë një ndihmës jashtëzakonisht e madhe edhe për Policin e Kosovës dhe për Prokurorin e shtetit”, thotë ai.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.