×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeprokurori bullgar reagon pas tragjedisë ku vdiqën 46 udhëtarë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev u ka shprehur ngushëllime popullit të Maqedonisë së Veriut, pas aksidentit tragjik ku gjetën vdekjen 46 persona, kryesisht shqiptarë.

    Në një letër drejtuar homologut të tij maqedonas, Ljubomir Yoveski, Geshev tha se prokuroria bullgare do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën e Strumës.

    Hetimi, i cili i është caktuar Shërbimit Hetimor Kombëtar, do të bëhet nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit – Sofje dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit, raporton gazeta bullgare, Duma.

    Mediat bullgare kanë raportuar se mes viktimave, pesë ishin fëmijë.

    Autobusi, i cili ishte nisur nga Stambolli për në Shkup u aksidentua në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje dhe me pas u përfshi nga flakët.

    Ndërkohë shtatë pasagjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentitë rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti i zgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se dëshiron të përmirësojë raportet me shtetet evropiane, edhe pse ai i akuzoi këto...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Dy persona janë zhdukur në Prizren ditën e premte. Policia njofton se bëhet fjalë për vëlla dhe motër, të cilët janë larguar...
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.