×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri sllovak: Nuk shohim arsye për ta njohur Kosovën si shtet

    FrontOnline
    07 Mars 2024

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico,i cili njihet për qëndrimin e tij pro-Kremlin, ka thënë se vendi i tij nuk sheh kurrfarë arsye për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas tij, në të ardhmen do të ketë një grup të disa vendeve që do të ndajnë të njëjtin mendim për këtë çështje, trasnmeton Express.

    Ai për “Tanjug” ka bërë edhe një krahasim mes asaj që po ndodh në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, duke thënë se në rastin e Ukrainës “ka guxim për të thënë se po shkelet ligji ndërkombëtar” dhe se në rastin e Kosovës s’ekziston një guxim i tillë.

    “Nëse kemi të njëjtin guxim të themi se në rastin e Ukrainës shohim shkelje të së drejtës ndërkombëtare, atëherë në rastin e Kosovës kemi guxim të themi të njëjtën gjë. Prandaj, nëse mbetemi në platformën e respektimit të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare se si duhet të krijohet një shtet i pavarur, në atë rast mund të na besoni ne nuk shohim arsye për ta njohur Kosovën”, ka deklaruar ai.

    I pyetur nëse Sllovakia është nën presion për shkak të këtij qëndrimi, Fico thotë se tashmë është mësuar me faktin që “nëse ndonjëherë thua një mendim të guximshëm dhe thua të vërtetën, dhe nuk thua atë që presin mediat liberale, progresive atëherë ti bëhesh objekt kritike”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala janë shfaqur përmes një...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, ky institucion thotë se ka një rol kyç në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas homazheve në Prekaz, Krasniqi tha se njeriu që shpalli...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Sot, në hotelin "Emerald", Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar një pritje solemne për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës....
    Vip17 Shkurt 2025
    Një postim bëri bujë nga G-Bani dhe Xheneta. Siç shihet ne postim, G-Bani gjendet në Kosovë dhe pranë tij shihet ish-banorja e...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Edhe Dogana e Kosovës ka uruar vendin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, Dogana thotë se ky...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët. Ai pas homazheve...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.