×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Kryeministri shqiptar do të bëhet”

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se jo që e beson, por është i sigurt se kryeministri shqiptar do bëhet.Komentet në fjalë Ahmeti i bëri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, ndërsa ka thënë se ideja për ndarjen e detyrave të larta shtetërore është hedhur që në vitin 2009, para 11 vitesh.

    “Ka plot raste që numra nuk ka pasur, por kryeministër ka pasur. Dikur thoshin se nuk mund të ketë ministër të Mbrojtjes shqiptarë, ashtu sikurse që thoshin se edhe ministër të Punëve të Brendshëm nuk mund të ketë shqiptarë. Apo edhe për kryeparlamentarin. Të gjitha këto i kemi pasur dhe i kemi. Edhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë e udhëheq shqiptarë. Dhe, ideja për postet e larta shtetërore është hedhur që në 2009, para 11 vitesh. Për pozitat e lartat – gjykata supreme, ministri i Mbrojtjes, ai i Policisë, kryeparlamentari, guvernatori… kryeministri”, thotë Ahmeti, ndërsa sqaroi se kryeministri zgjidhet me marrëveshje politike, ndryshe nga presidenti me vota direkte nga qytetarët.

    “Ne e bëmë Zoran Zaevin kryeministër, me votat tona. Kështu që e lëmë a bëhet apo nuk bëhet. Me rëndësi është që në Maqedoninë e Veriut të hiqen paragjykimet se shqiptarët nuk mund të drejtojnë dikastere të ndjeshme. Ka ndryshime, por akoma ka paragjykime.

    Në nuk kemi kuadër të drejtojmë navigacionet, por për Punën e Brendshme, për Parlamentin, sigurimin e shtetit, Mbrojtjen, kemi sa të duash. Unë jo që besoj, por do bëhet kryeministri shqiptar. Me këtë do të vetëdijësohen edhe partitë politike maqedonase, sepse jemi dalëzotës edhe ne. Mbase subjekti që i del zot kësaj ideje, ka merita historike për ekzistimin e këtij vendi. Po dal nga modestia – nëse unë pajtohesha për ndarjen e vendit në 2001, ky vend do të ndahej. Megjithatë, unë e kam parë që një ndarje do të ishte e dhimbshme për të dyja palët, edhe për maqedonasit.

    Ky ka qenë vendimi më i vështirë i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së se s’ka ndarje të Maqedonisë”, tha Ahmeti.Ai ka thënë se një shqiptar në post të lartë, sikurse që ishte Talat Xhaferi në krye të Parlamentit, ka qenë kryetari më i mirë i Parlamentit. “Apo ministri i Punëve të Brendshme që udhëhoqi Policinë si më mirë në një gjendje të jashtëzakonshme , apo Ministrinë e Mbrojtjes…”, tha Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.