[wp-story]

Bota/Rajoni

Kryeministri i Rusisë jep dorëheqjen pas fjalimit të Putinit

Kryeministri i Rusisë jep dorëheqjen pas fjalimit të Putinit
15:14 | 15 Janar 2020

Kryeministri rus Dimitry Medvedev jep dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij qeveritar menjëherë pas fjalimit të përvitshëm që presidenti Vladimir Putin mbajti përpara kombit.

Duke pranuar dorëheqjen, u Putini kërkoi ministrave të vijojnë punën deri në momentin kur një qeveri e re të formohet.

Përpara dorëheqjes, Medvedevi u takua me Putinin në zyrën e tij njoftoi Kremlini, informon russiatoday.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e Parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putini tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.

Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit.

Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”.

“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putini.

Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera