×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri i këtij vendi ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kryeministri i Ishujve Kuk ia ka caktuar vetes 17 detyra zyrtare në kabinetin që ai e udhëheq.

    Përpos pozitës së kryeministrit, Mark Brown do t’i mbajë edhe këto pozita: ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Migracionit, ministër i Financave, ministër i Energjisë, ministër i Policisë dhe ministër i Telekomunikacionit, shkruan The Guardian.

    LEXO EDHE: Miftaraj: Tërheqja e Ambasadës Amerikane për anëtarët e rinj të KPK-së, mjerim për drejtësinë

    Përpos këtyre ministrive, ai ka marrë përgjegjësi edhe në këto fusha: burime detare, minerale detare dhe burime natyrore, anuacion dhe kontrollim të ishujve të jashtëm. Ai gjithashtu e kryen detyrën e prokurorit të Shtetit.

    Udhëheqësja e opozitës në këtë shtet të vogël, Tina Browne, i tha një mediumi lokal se pozitat e marra nga kryeministri lënë të kuptohet se ai nuk ka besim te anëtarët e kabinetit qeveritar.

    “Kryeministri i ri thotë se është i mahnitur me potencialin e kabinetit të tij dhe pastaj ia jep vetes 17 pozita, që është një sinjal i madh se sa ka besim ai në kolegët e kabinetit”, tha ajo.

    Megjithatë, është e mundshme që kryeminsitri Brown t’ia delegojë të tjerëve disa nga detyrat zyrtare gjatë muajve të ardhshëm.

    Ishujt Kuk vetëqeverisen në fusha të caktuara, por janë pjesërisht edhe nën kontrollin e Zelandës së Re. Ky vend ka sipërfaqe prej 240 kilometrash katrorë dhe në të jetojnë përafërsisht 21.000 banorë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Mijëra fluturime në Francë dhe Evropë u anuluan më 25 prill, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.