×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti vizitoi Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kryeministri Hoti fillimisht është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Pasi ka vizituar Qendrën Mjekësore të FSK-së, kryeministri Hoti tha se është këtu bashkë me ministrin e Shëndetësisë, për të takuar ministrin, komandantin e FSK-së dhe gjithë stafin tjetër të FSK-së, ushtarakë, nga të cilët është informuar në detaje për përgatitjet që po bëhen për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

    “Bashkë me ministrin e Shëndetësisë inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim ato. Unë nuk jam shumë njeri ushtarak, por jam i impresionuar kur hyj brenda, por edhe i emocionuar me disiplinën ushtarake dhe përgatitjet e Ministrisë së Mbrojtjes, të FSK-së, një disiplinë që na bënë krenarë”, tha kryeministri Hoti.

    Më tej, kryeministri Hoti theksoi se do t’i qëndrojnë afër Ministrisë dhe FSK-së për të ngritur më tutje kapacitetet dhe do të punojnë bashkë me stafin shëndetësor të FSK-së që të integrohen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe shërbimin spitalor për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë.

    “I falënderova edhe për mbështetjen që dhënë FSK-ja në 3-4 muajt e fundit,  institucioneve të tjera për të menaxhuar situatën, e cila tashmë po duket se po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund t’i kemi përpara gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, tha kryeministri duke falënderuar ministrin Quni, gjenerallejtënant Ramën dhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së për këto përgatitje.

    Më pas kryeministri Hoti ka parë nga afër edhe pajisjet e fundit ushtarake të FSK-së, të blera me buxhetin e Kosovës.

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar kryeministrin Hoti për procedurat e pranimit teknik të këtyre pajisjeve dhe shpërndarjen e tyre varësisht nga nevojat, duke thënë se kjo është në vazhdimësi të procesit të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, bazuar në mandat dhe mision të ri.

    Kryeministri Hoti përgëzoi gjenerallejtënant Ramën për punën që po bëjnë, duke theksuar se është mirë që kjo punë po bëhet bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, por normalisht me buxhet të Republikës së Kosovës.

    “Ne do t’ju qëndrojmë afër edhe në vitet e ardhshme, për të plotësuar nevojat e FSK-së dhe për të zbatuar plotësisht planin afatgjatë të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së. Unë jam sot këtu edhe për të demantuar çfarëdo informate që del në mediat ndërkombëtare lidhur me këtë furnizim që ka pasur FSK-ja. Kjo është plotësisht në përputhje dhe në marrëveshje me parterët tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Hoti. /kp/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.