Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, me të cilën diskutoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, angazhimin për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Hoti, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duke i dhënë përparësi fushës së ekonomisë, përkatësisht sektorit të bujqësisë.
Ambasadorja Carin Lobbezoo, pasi që e falënderoi Kryeministrin Hoti për pritjen, spikati faktin se vendi i saj do ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore, si dhe do të përkushtohet që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të thellohet edhe më tej.

Të tjera
-
23:04 | 05 Korrik 2022
-
22:55 | 05 Korrik 2022
-
22:50 | 05 Korrik 2022
-
22:35 | 05 Korrik 2022
-
22:24 | 05 Korrik 2022
-
22:19 | 05 Korrik 2022
-
Bota/RajoniSerbia përfshihet nga një stuhi shiu22:07 | 05 Korrik 2022
-
22:02 | 05 Korrik 2022
-
21:55 | 05 Korrik 2022
-
21:52 | 05 Korrik 2022
-
21:51 | 05 Korrik 2022
-
21:47 | 05 Korrik 2022