Kryeministri Avdullah Hoti dhe vartësja e tij në krye të Ministrisë së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla nuk i janë përgjigjur ftesës së deputetëve për të raportuar për temën e të pagjeturve në dialogun me Serbinë.
Nga të ftuarit ka shkuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që ka thënë se si Qeveri kanë vendosur që ai të jetë prezent për të folur për çështjen e personave të zhdukur.
Meqë vetë nuk është prezente, Haradinaj-Stublla delegoi një përfaqësues nga Ministria e saj.
Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka filluar mbledhjen nga ora 10:00.