Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve.
“Deri me tani për vitin 2024 janë evidentuar 6 raste me fatalitet në vendin e punës”, deklaroi Nikçi.
Nikçi vlerëson se ndryshe nga viti 2023, këtë vit ka ulje të rasteve me fatalitet në vendin e punës.
“Për periudhën Janar-Qershor 2024 për herë të parë kemi patur zero (0) raste me fatalitet në vendin e punës. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku kishim 9 raste të vdekjeve. Kemi ulje të rasteve me fatalitet në vendet e punës”, tregoi Nikçi.
Në sektorin e ndërtimtarisë më së shumti raste u regjistruan me fatalitet.
“Sektori në të cilin rastet me fatalitet regjistrohen më së shumti është sektori i ndërtimtarisë”, bëri të ditur ai.
Sipas Nikçit, si pasojë e gjobave në sektorin e ndërtimtarisë, ka rënie të numrit të rasteve me fatalitet.
“Inspektorati i Punës vazhdimisht bën kontrolle të përditshme në sektorin e ndërtimtarisë dhe vazhdimisht shqipton gjoba për subjektet që shkelin legjislacionin në fuqi, dhe si rezultat i kësaj këtë vit kemi rënie të rasteve me fatalitet në vendet e punës”.
Numri i inspektimeve për sigurinë në vendin e punës këtë vit kalon 10 mijëshen, thotë Nikçi.
“IQP me qëllimin e mbikëqyrjes së të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës si dhe siguria në punë ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës, ka trefishuar numrin i inspektimeve ku këtë vit 2024 numri në total i inspektimeve do të kaloj mbi 10,000 inspektime”, deklaroi ai.
Inspektorati flet për 6 punëtorë të vde’kur sivjet në vendet e punës, Sindikata për 12