×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati i ardhshëm amerikan, mbështetës dhe njohës i madh i Kosovës

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Kryediplomati i ardhshëm amerikan, pritet të jetë Antony Blinken, i cili si duket e njeh shumë mirë Kosovën dhe është është mbështetës i madh i yni.

    Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë të martën anëtarët e parë të kabinetit të tij, që sipas njoftimeve përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken në krye të Departamentit të Shtetit.

    Se sa e njeh Kosovën dhe problemet e saj, Blinken ka treguar edhe kur nuk ka qenë në ndonjë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA. Për shembull, në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

    “Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO Konferenca e Përgjithshme si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.

    Në vitin pasues, ai i ishte gëzuar suksesit të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, që e kishte fituar medaljen e artë në lojërat olimpike në Rio.

    “Në lojërat e tyre të parë Olimpike, urime për Kosovo për fitimin e të artës në xhudo në Rio2016”, kishte shkruar Blinken.

    Maliqi ka shkruar se Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton, ndërsa në tetor 1998 ai kishte paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe kishte kërcënuar Milloshevicin me bombardime.

    “Sekretari i ri i shtetit të SHBA, Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton. Ja një deklaratë e shkruajtur prej tij në emër të Clinton në tetor 1998 duke e paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe duke e kërcënuar Millosheviqin me bombardime.”, ka shkruar Maliqi.

    Blinken gjatë bombardimeve ka qenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

    Bëhet fjalë për një person që e njeh shumë mirë Ballkanin si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës

    “Pra bëhet fjalë për një njeri që e njeh shumë mirë Ballkanin, si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës. Analisti dhe ish-diplomati Daniel Fried vlerëson se Blinken është “më shumë si Albright se si Obama” – pra linjë pak më e ashpër brenda demokratëve dhe më pak hezituese per ta perdorur fuqinë amerikane në botë.”, tha tutje Maliqi

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.