Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adamas, thotë se nuk e ka në mend të jap dorëheqje.
Ai këtë e tha të enjten, pasi përballet me akuza federale për korrupsion dhe ryshfete në këmbim të favoreve, raporton AP.
Demokrati akuzohet për konspiracion, mashtrim dhe ryshfet në një padi me pesë pika që përshkruan një gjurmë korrupsioni një dekade që filloi kur ai shërbeu si zyrtar i zgjedhur në Brooklyn dhe vazhdoi gjatë administratës së tij të kryebashkiakut.
Ndër të tjera, prokurorët thonë se Adams mori fluturime falas dhe me zbritje të madhe me vlerë më shumë se 100 mijë dollarë, qëndrime falas në suita hotelesh të pasura dhe ushqime të shtrenjta, si dhe kontribute financiare të paligjshme për fushatën të cilat e ndihmuan atë të kualifikohej për më shumë se 10 milionë dollarë (afër 9 milionë euro) në fonde publike për fushatën.