×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia falënderon Kosovën për ndarjen e 100 mijë eurove

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit mik kroat.

    Për këtë veprim, Haradinajn e ka falënderuar ambasadorja e Kroacisë në Kosovë,Danijela Barrisic përmes një postimi në Twitter.

    “Faleminderit ministrja Meliza Haradinaj, faleminderit kabinetit të Qeverisë dhe njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Në ndërkohë Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro ndihmë për Kroacinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë shtet dy ditë më parë.

    Këto mjetet janë ndarë nga qeveria e Kosovës pas kërkesës së MPJD’së.

    “Qeveria  Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend. Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti. Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.