×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kritere diskriminuese në tenderin 3,6 milionësh të SHSKUK-së (Dokumente)

    FrontOnline
    17 Janar 2020

    Dy operatorë ekonomik “Rojet e Nderit” si dhe “International Security Associacion”, por edhe ekspertja shqyrtuese e OSHP-së, po pretendojnë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHPKUK) ka vendosur kritere diskriminuese në tenderin 3,6 milionë euro për “sigurimin fizik të hapësirave të QKUK-së”, raporton “Front Online”.

    Gjatë seancës, të cilën e ka monitoruar “Front Online”, përfaqësuesi i kompanisë “Rojet e Nderit”, Qamil Zenelaj, ka thënë se kompania që përfaqëson ai qëndron pranë pretendimeve ankimore, si dhe pajtohet pjesërisht me mendimin e Eksperti Shqyrtues (ESH). “Çështjen që në disa pika e kemi paraparë në ankesë, Eksperti Shqyrtues e ka marrë për bazë, dhe pjesën tjetër kërkojmë nga Paneli Shqyrtues që t’i rishikoj edhe një herë” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Edhe Fitim Gashi, nga kompania “International Security Associacion” gjatë seancës ka thënë se janë pajtuar me mendimin e Ekspertit Shqyrtues dhe qëndrojnë prapa këtij mendimi, duke pasur parasysh se disa nga kriteret për parakualifikim në këtë Autoritet Kontraktues (AK) janë diskriminuese dhe kufizojnë dukshëm pjesëmarrjen në këtë aktivitet prokurimi dhe bazuar në kërkesën për rishqyrtim dhe kërkesat për sqarim tenderi, siç edhe mund të vërehen gjatë gjithë këtij procesi, sipas tij kompania nuk ka marrë përgjigje adekuate dhe më të sqaruar në lidhje me disa pika të parashtruara të ankesës sonë.

    “Te kërkesa e dosjes së tenderit që pagat minimale të punëtorëve të jenë në vlerë prej 302 euro bruto pagë dhe të zbatohet ligji i punës në lidhje me kërkesat e tjera shtesë mbi pagën bazë, pas kalkulimit të përafërt të pagave të punëtoreve dhe të obligimeve të tjera duke u bazuar në kërkesën e dosjes së tenderit dhe në ligjin e punës buxheti i paraparë për këtë aktivitet të prokurimit nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e kësaj kërkese, e cila mund të ketë pasoja për operatori ekonomik gjatë aktivitetit të prokurimit,  pasi që shpesh herë autoriteti kontraktues kur tejkalohet buxheti i paraparë nga ne si operator ekonomik pjesëmarrës, eliminon pjesëmarrësit të cilët tejkalojnë në masë buxhetin e planifikuar paraprakisht. Autoriteti Kontraktues nuk merr parasysh këtë kërkesë për sqarim të kompanisë sonë dhe refuzon këtë kërkesë gjatë procedurave të ankimit” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Sipas tij, edhe kërkesa që operatori ekonomik pjesëmarrës në këtë proces prokurimit duhet të ketë në tre vitet e fundit pesë milionë euro qarkullim kufizon tej mase pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë aktivitet prokurimi, raporton “Front Online”.

    “Këto kërkesa janë bërë me qëllim nga AK , që të mos mundësohet dhe të kufizohet pjesëmarrja në këtë AP, në këtë rast AK ka bërë shkelje të LPP-së neni 1, neni 7 të LPP-së.

    Edhe eksperti shqyrtues ka dhënë mendimin e vetë të drejtë duke I konsideruar si diskriminuese këto kushte të parashtruara në dosjen e tenderit nga AK , dhe ne mendojmë se këto kërkesa duhet të rishikohen dhe të përmirësohen nga AK me qëllim që pjesëmarrja në këtë AP të jetë sa më e gjerë nga OE të cilët mund të ofrojnë shërbime cilësore për kryerjen e shërbimeve të sigurimit fizik për QKUK-së” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i Autoritetit Kontraktues, Muhamet Behra, ka thënë se Autoriteti Kontraktues nuk është pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues, sepse kërkesat ne kriteret qe janë vendosur ne Dosjen e Tenderit dhe njoftimin për kontratë janë plotësisht ne harmoni me dispozitat e LPP-së. Rroga bazë është 302 euro, sa i përket kësaj vlere ekspertet e Autoriteti Kontraktues kanë thënë se është i mjaftueshëm. Sa i përket menaxherit, çdo operator ekonomik qe do te operoj me shërbimet e sigurimit, autoriteti kontraktues ka paraparë qe te këtë një menaxher për menaxhimin e punës, sa i përket kriterit për kualifikim nuk e di çka te them për këtë pyetje. Ne mbesim mbrapa vendimit te Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    Gjatë prezantimit në seancë Ekspertja Shqyrtuese, Shefkinaze Vllasaliu, deklaroj se  pas shikimit të lëndës dhe publikimit të Njoftimit për kontratë dhe Dosjes së Tenderit për këtë shërbim, unë në cilësi të ekspertit shqyrtues deklaroj se pretendimet e Tenderuesve ankues janë pjesërisht të bazuara.
    “Jam bindur se AK , gjate përcaktimit të Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare, nuk ju ka përmbajtur Nenin 7 të LPP-së (Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi) dhe ky pretendim është pjesërisht i bazuar, me qëllim të mos diskriminimit dhe pjesëmarrjes sa më madhe të operatorëve të interesuar ekonomik, Autoriteti Kontraktues mund ta rishqyrtojë këtë shumë qarkullim minimal vjetor prej 5,000,000.00 euro, meqenëse nuk është kërkesë obligative ta zvogëlojë këtë shumë. lidhur me kërkesën për kërkesë 3 analiza financiarë për pagën bazë 302€ bruto, ky pretendim ankues qëndron, sepse AK me rastin e vendosjes së këtyre kërkesave të veçanta në lidhje me mënyrën se si kontrata duhet të ekzekutohet,  nuk ka qenë në gjendje me dhënë informacione sqaruese në (Pyetjet dhe Përgjigje) gjatë procedurës së tenderimit dhe kjo kërkesë mendoj se është tepërt dhe e papranueshme, është në kundërshtim me Nenin 7 të LPP-së, sepse çështja e pagës dhe e analizave financiare është e lidhur dhe e rregulluar me Ligjet tjera në fuqi në Kosovë, të cilat nuk janë të lidhur me LPP-së, por ato duhet ti zbatojnë dhe respektojnë punëdhënësi dhe punëmarrësi, me rastin e nënshkrimit të Kontratës së Punës” tha ajo. Eksperti Shqyrtues mendon se drita me rrotacion, si kërkesë për pajisje të veçantë në automjet, është e pa nevojshme dhe në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, raporton “Front Online”.

    Përfaqësuesit e dy Operatoreve Ekonomik ankues, por edhe ekspertja shqyrtuese i kërkuan panelit shqyrtues që lënda të kthehet në rivlerësim deri sa në anën tjetër përfaqësuesi i Autoritetit kërkoj që të mbetet në fuqi vendimi i tyre, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi

    / Front Online /

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Hulumtime10 Janar 2024
    Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur tenderin prej më shumë se 22 milionë euro për përfundimin e punimeve në ndërtimin e objektit...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.