×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Krishtlindjet, Papa Françesku: Zoti na do më shumë sesa ne vetveten

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Papa Françesku tha në meshën e Krishtlindjes se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër.

    Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve.

    Zakonisht ajo mbahet në seksionin kryesor të bazilikës dhe marrin pjesë deri në 10,000 njerëz, përfshirë trupat diplomatike që përfaqësojnë gati 200 vende.

    Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël, mbanin maska gjatë meshës, e cila filloi dy orë më herët se zakonisht, në mënyrë që edhe numri i kufizuar i njerëzve që morën pjesë, të mund të ktheheshin në shtëpi deri në orën 10:00, kur edhe fillon ora policore e vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton ATSh.

    Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi “padrejtësinë tonë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.

    “Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar.

    “Zoti gjithmonë na do me një dashuri më të madhe sesa kemi për veten tonë. Ky është sekreti i tij për të hyrë në zemrat tona”, shtoi Papa.

    Të Premten, Papa do të lexojë mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën) nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz.

    Italia është nën një bllokim mbarëkombëtar për shkak të pandemisë së COVID-19.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis,...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht,...
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj. Shpalljen e ka publikuar ministria në profilin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.