×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Krishtlindje të vetmuara, turistët braktisin vendlindjen e Babadimrit

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Krishtlindjet në vendlindjen e Babadimrit këtë vit mund të cilësohen si më të vetmuarat, ndërsa numri i vizitorëve në parkun zbavitës është ulur ndjeshëm. Me dhjetëra biznese rrezikojnë falimentin, teksa të ardhurat e humbura përllogariten në 700 milion euro.

    Kjo ndoshta është Krishlindja më e vetmuar në vendlindjen e Babadimrit. Parku zbavitës që ndodhet në pjesën veriore të Finlandës ka regjistruar një numër shumë të ulët vizitorësh dhe kjo situatë ka detyruar bizneset e turizmit të bëjnë zgjedhje të vështira, duke shkurtuar 5 mijë vende pune, ndërsa përllogariten rreth 700 milionë euro të ardhura të humbura.

    “Këto janë kohëra vërtet të vështira për ne dhe kompanitë e turizmit. Ne tashmë kemi marrë lajmet e para të falimentimeve dhe do të ketë më shumë,” tha Sanna Kärkkäinen, drejtuese ekzekutive për promovimin e turizmit, transmeton oraneës.

    Nën kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë, turmat në qytetin Lapland të Rovaniemi janë zvogëluar ndjeshëm dhe vendi i mrekullive të gëzueshme të dimrit duket si fantazmë dhe i braktisur.

    “Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe i vështirë”, thotë Santa nga prapa një ekrani të instaluar në shpellën e tij, duke shtuar se vizitorët e tij po përpiqen të harrojnë dhe të shijojnë gëzimin e Krishtlindjes.

    “Njerëzit këtë vit mbi të gjitha më kanë kërkuar lumturi dhe shëndet “, ndërsa fëmijët ende duan lodra dhe lojëra, thotë ai.

    Në këtë situatë kufizimesh dhe izolimi për të gjithë, për Santa Claus mbetet vetëm të dërgojë këtë urim.

    “Kam një lajm të shkëlqyer për ju, Krishtlindja po vjen edhe këtë vit. Prandaj mos harroni të jeni të mirë dhe shijoni festën në mënyrë të sigurt. Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor, sipas vlerësimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër. Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se është në dorë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të vendosë a do...
    Sport16 Prill 2024
    Ndeshja e futbollit mes FK Darkovice dhe Welke Polom nuk u zhvillua me sukses. Arbitrit iu desh ta ndalonte ndeshjen pasi delet...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin...
    Sport16 Prill 2024
    Amir Rrahmani ka pësuar një goditje në karrierën e tij në Serie A, pasi është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i kampionatit italian....
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Lajme16 Prill 2024
    Nesër në ora 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas qe u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.