[wp-story]

Bota/Rajoni

Krimi horror në Paskuqan, kjo është gruaja që u masakrua nga kunati (FOTO)

Krimi horror në Paskuqan, kjo është gruaja që u masakrua nga kunati (FOTO)
14:46 | 11 Janar 2020

Kjo qe shihni ne foto eshte Enkeleda Çapoku, gruaja qe u masakrua nga kunati i saj brenda shtepise, pak pas mesantes se te enjtes. Paraditen e sotme, ne oren 11:00 ajo eshte percjelle per ne banesen e fundit. 

Nderkohe qe burime per “panorama” bejne me dije se burrit te saj qe eshte ne burg nuk i eshte dhene leje per te qene i pranishem ne ceremoni e per t’i dhene lamtumiren e fundit bashkeshortes se ndjere.

capoku-enkeleda
Enkeleda Çapoku, viktima. Autori i krimit, kunati Erdet Çapoku

Gruaja 39-vjeçare u masakrua me hanxhar e me levë hekuri nga kunati 34 vjeç, Erdet Çapoku.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, rreth orës 23:40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj. Viktima është Enkeleda Çapoku, ndërsa autori i dyshuar i krimit është Erdet Çapoku, vëllai i burrit të saj.

Ky i fundit u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar rreth 13 orë më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës.

Burime nga Policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte ndarë nga i vëllai, i cili prej afro 5 vitesh ndodhej në burg dhe nuk e pranonte që t’i shkonte më në takim. Megjithatë, të njëjtat burime thonë se ende nuk dihet me saktësi motivi i krimit, pasi i dyshuari e kishte kanosur edhe më parë viktimën.

NGJARJA

Para se të kryente vrasjen, 34-vjeçari Erdet Çapoku kishte qëndruar duke pirë në një lokal jo shumë larg pallatit ku banonte kunata e tij. Më pas është larguar nga lokali me biçikletën me të cilën lëvizte gjithmonë dhe ka shkuar në apartamentin e viktimës.

Aty ndodheshin si çdo natë, Enkeleda me vajzën e saj 18 vjeçe dhe nënën, Xhevahiren, e cila flinte thuajse çdo natë aty. Siç kanë dëshmuar në Polici nëna dhe vajza e viktimës, ato ishin shtrirë për të fjetur, kur kanë dëgjuar derën që dikush i binte me forcë. Pranë derës ka shkuar nëna e viktimës, e cila ka pyetur se kush ishte dhe në momentin që i dyshuari ka folur, ka refuzuar ta hapë.

Por brenda pak sekondash ai e ka hapur derën me forcë, duke e shqyer. Menjëherë sapo është futur brenda është drejtuar te dhoma e gjumit ku ndodhej kunata e tij dhe ka nisur ta godasë me hanxhar në pjesë të ndryshme të trupit e më pas në kokë me një levë hekuri. Enkeleda ka rënë në tokë e përgjakur dhe ka ndërruar jetë brenda 4 minutash. I dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërsa aty ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.5, që ka mbërritur në kohë rekord, duke qenë se ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes. Megjithatë, autori kishte arritur të largohej.

ARRESTIMI

Erdet Çapoku është arrestuar dje rreth orës 13:00, falë informacioneve që kanë dhënë qytetarë të ndryshëm, të cilët kishin para fotografinë e tij në media. Shërbimet e të gjitha komisariateve dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndodheshin në terren që prej momentit kur kishte ndodhur ngjarja. Duke vlerësuar çdo informacion që mbërrinte nga qytetarët, shërbimet e Policisë kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte fshehur pranë zonës së Laprakës. Patrullat e Komisariatit Nr.4, që ndodheshin më pranë vendit ku ai strehohej, kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e saktë të tij dhe e kanë arrestuar.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera