×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar në Lushnjë

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Novarës në Itali, ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes. Bajram Mehaj është dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë.

    Ndërkohë, pritet ekstradimi i 53-vjeçarit në shtetin italian.

    Njoftimi i Policisë:

    I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet në Lushnjë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

    Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç.

    53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit B. M., në Itali./abcnews.al

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë. Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Ukraina së shpejti do të rihapë aeroportin ndërkombëtar të Kievit. Lajmi u bë me dije nga shefi i shtabit, të presidentit Volodymir...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së...
    Të tjera
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. “Sot e kujtojmë ditëlindjen...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci. Ai në një prononcim thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë....
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Livoç të Gjilanit. I njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Ushtria izraelite që nga përfundimi i armëpushimit të përkohshëm, ka sulmuar më shumë se 400 objektiva në Rripin e Gazës. Sipas deklaratës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.