Prokuroria Speciale e Hagës bastisjen e filloi në banesën e familjarëve të dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.
Gjatë kësaj ditë, të martën, u arrestua dhe u intervistua edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili më pas u lirua.
ZPS e ka ndaluar edhe Nait Hasanin, ish-i burgosuri politik, deputet dhe ambasador, të cilit iu sekuestrua telefoni personal.
Gjithë këto bastisje, arrestime e intervistomë i ka komentuar, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai në një intervistë për Front Online, zhvillimet e Speciales i quan spektakël televiziv.
“Ne vazhdimisht e kemi thënë që kjo Gjykatë Speciale ka bë gjithmonë spektakle qysh meqë herët kanë bë spektakle televizive UNMIK-u, EULEX-i me këto bastisje të njerëzve”, tha ai për Front Online.
Kreu i veteranëve, Faton Klinaku në një intervistë për Front Online thotë që Prokuroria Speciale po vepron si pushtuesi serb.
“Nuk ka nevojë që ata të shkojnë para mëngjesit kur njerëzit janë në gjumë, sepse kështu ka vepruar vetëm pushtuesi serb. Po, ashtu nuk ka pas nevojë natën të shkojnë ta marrin Rrustem Mustafën e ta dërgojnë në Fushë Kosovë, kinse për intervistim sepse nuk e di a ka pas ndonjë intervistim dhe pastaj t’ia konfiskojnë telefonin sepse edhe ashtu natën veprimet e njëjta i kanë bë pushtuesit serb, vetëm se në kohën e pushtuesit serb i kanë vra njerëzit, i kanë rrah njerëzit, vetëm forcën fizike që nuk janë duke e përdorë sepse më këtë gjë këta iu shkaktojnë trauma familjeve të tyre”, u shpreh ai për Front Online.
Arrestimi i Remit/ Klinaku: Specialja po bënë filma për t’i frikësuar njerëzit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka folur rreth arrestimit të ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili më pas u lirua.
Ish-komandanti është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës dhe më pas është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.
Klinaku për Front Online tha se ish-komandantit Remi kanë mundur t’ia marrin telefonin edhe në kohën sa ishte për dëshmi në Hagë.
Ai thotë se Specialja dëshiron të bëjë vetëm filma, dhe t’i frikësojnë njerëzit.
“Ju e dini që komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka qenë dhe është dëshmitar në Gjykatën Speciale dhe sa i përket telefonit ata kanë mujt me ia marr atje dhe nuk ka pas nevojë me bë filma këtu në Kosovë. Më këtë gjë ata po mundohen t’i frikësojnë njerëzit, neve na kanë akuzu si Organizatë e Veteranëve që kinse po i kërcënojmë apo frikësojmë dëshmitarët dhe të njëjtën gjë janë duke e bërë vet, qoftë kur i ka publiku vet Gjykata Speciale viktimat dhe me publikimin e viktimave këta natyrisht që i kanë publiku edhe dëshmitarët qoftë duke i shantazhu, qoftë duke bë këso veprime që natyrisht mundohen me i frikësua edhe dëshmitarët”, u shpreh ai.
Derisa foli për ftesat, Klinaku thotë që nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale.
“Jo nuk dimë. Ka njerëz që lajmërojnë vet por ka kohë të gjatë që nuk kanë bërë ftesa”, tha ai.
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Klinaku: Specialja i ka marrë provat nga Serbia
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku për Front Online thotë se janë stërzgjatur procedurat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Ai thotë se dëshmitarët që janë thirrë vetëm për t’i mbajtur ata në burg.
“Sa i përket gjykimit ne kemi pasur vazhdimisht vërejtje që këta i kanë stërzgjatë për procedura qysh prej fillimit së paku u bën shumë vite derisa filloi procesi gjyqësorë, pro edhe kur po fillon procesi janë duke i stërzgjatë procedurat sepse merreni me mend Prokuroria i ka thirr apo i ka mbi 300 dëshmitarë që e kam thënë edhe shumë herë nëpër media televizive që 300 persona ndoshta krerët e UÇK-së, nuk i kanë njoftë gjatë luftës e këta i thërrasin dëshmitarë vetëm për ta zgjatë procesin gjyqësor”, tha ai për Front Online.
Sipas Klinakut, provat e Speciales janë të marra nga Serbia.
“Ndërsa sa i përket dëshmitarëve, ne vazhdimisht kemi kërkuar dhe edhe tash kërkojmë që është mirë që seancat të jenë publike dhe të dihet, pra ta merr vesh populli se kush çka po thotë dhe t’i shohim mbrojtjen apo edhe gjyqtarët që ua hedhin poshtë ato prova që ata dëshmitarë për mendimin tonë vetëm mund të bëjnë ndonjë shpifje sepse Prokuroria Speciale apo ZPS-ja në Hagë vazhdimisht e kemi thënë kur ka pas bastisje dhe atyre iu kanë dalë si skandale sepse shumicën e provave i kanë të marra nga Serbia”, tha ai.
Ai thotë që flet vazhdimisht me ish krerët e UCK-së.
“Po vazhdimisht kam kontakte me ata, kur më thërrasin në telefon, mirë është gjendja e tyre”, u shpreh ai.
Sqarohet edhe njëherë Klinaku: Deklarata u keqinterpretua qëllimisht me izën e Kurtit
Deklarata e Faton Klinakut, se më parë do ta vriste Kurtin se sa të lëshonte Kosovën, nxiti reagime të shumta.
Ai për Front Online tha se u keqinterpretua qëllimisht.
E këtë, Klinaku thotë që po e bëjnë deputetët e pushtetit me leje të Kurtit.
“Sa i përket asaj deklarate, ata le ta keqinterpretojnë si të duan se qëllimisht e bëjnë, vet kryeministri e bën qëllimisht, sepse deputetët e këtij pushteti natyrisht me izën e kryeministrit flasin, ata qëllimisht duan ta bëjnë të madhe këtë punë”, tha ai për Front Online.
Deklarata e tij, Klinaku thotë që nuk ka qenë kërcënim.
“Sa i përket asaj, mua më kanë thirr nga hetuesia, kam shkuar dhe kam dhënë deklaratën time, aty kërcënim nuk ka, sepse haptas mundet një njeri normal, një njeri me shkollim fillor mundet ta marrë vesh se ai kërcënim nuk është “, u shpreh ai.
Klinaku për Ligjin për Pagën Minimale: Po presim vendimin e Kushtetueses, po i bëjmë përgatitjet për protesta
Kërkesë e vazhdueshme e veteranëve ka qenë që të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale, por që një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga pushteti.
Por Organizata e Veteranëve nuk do ta lë me kaq.
Faton Klinaku për Front Online tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Mendojmë që të bëjmë protesta përsëri rreth veteranëve të luftës, apo beneficionit që kjo Qeveri në Kuvend me dy lexime i ka heq edhe nga Paga Minimale, dhe ne tani po presim që të kthehet nga Gjykata Kushtetuese meqenëse i ka dërguar deputetët në Gjykatë Kushtetuese. Po presim që Gjykata Kushtetuese t’ia hedh poshtë sepse mendojmë që aty kanë bërë shkelje ligjore”, tha ai.
Veteranët janë duke bërë përgatitje për protesta, në rast se nuk hedhet poshtë nga Kushtetuesja.
“Ne vazhdimisht kemi bërë përgatitje, jemi duke bërë përgatitje për të protestuar, për të bërë protesta”, tha ai.
Kreu i Veteranëve: Nuk mundemi të bashkëpunojmë me një kryeminsitër që mendon të na shtrijë për toke
Bashkëpunim mes OVL-UÇK dhe Qeverisë nuk ka.
Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve thotë se nuk munden ta bëjnë një gjë të tillë, derisa Kryeministri mundohet t’i shtrijë për toke.
“Ne bashkëpunim nuk kemi, por edhe të na thërret në takim, çështja është tani në Gjykatë Kushtetuese. Ne i kemi treguar me kohë që mos e prek Ligjin sepse me neve ballafaqohet vetëm me protesta, dhe nuk mund të bashkëpunosh me një kryeministër përderisa mendon që të na shtrijë për toke”, tha Klinaku për Front Online.