×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreu i OBSH-së: Jam shumë i zhgënjyer me Kinën, nuk na lejoi të hetojmë origjinën e koronavirusit

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit.

    “Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë.

    “Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se ky mision është një përparësi për OBSH-në,” u tha ai gazetarëve.

    Disa anëtarë të ekipit ndërkombëtar ishin nisur për në Kinë, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan, dhe pritej të fillonin punën të martën.

    Kina ka mohuar se është përpjekur të fshehë lidhjet e saj me pandeminë që u shfaq në fund të vitit 2019, megjithëse disa analistë dhe personalitete, duke përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, kanë hedhur dyshime rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

    Mike Ryan, shefi i emergjencave në OBSH, tha se agjencia me seli në Gjenevë ua kishte theksuar në mënyrë të veçantë zyrtarëve kinezë natyrën e rëndësishme të misionit.

    “Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt,” tha zoti Ryan. “Ne kemi besim se me mirëbesim mund t’i zgjidhim këto çështje në orët e ardhshme,” tha ai.

    Ditët e fundit, Pekini është përpjekur të formulojë një skenar të ri për çështjen se kur dhe ku filloi pandemia. Diplomati i lartë kinez Wang Yi tha se “gjithnjë e më shumë studime” tregojnë se ajo u shfaq në disa rajone.

    Zoti Ryan i ka quajtur këto komente “tepër spekulative”./VOA

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Lajme28 Mars 2024
    Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.