×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreu i Kishës Ortodokse Greke dërgohet në spital pas infektimit me koronavirus

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kreu i Kishës Ortodokse Greke, Kryepeshkopi Ierenymos, është dërguar në spital pasi është diagnostikuar me COVID-19, bënë të ditur zyrtarët në një spital të Athinës.

    Kryepeshkopi 82 vjeç është vendosur në një njësi të zgjeruar të kujdesit mjekësor në spitalin Evangelismos të Athinës, ku po trajtohet për të njëjtën sëmundje edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasios, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Zëdhënësi qeveritar, Stelios Petsas, i shprehu urimet e qeverisë për shërim të shpejtë për kryepeshkopin grek. Kreu i Kishës Ortodokse të shtunën u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, por zëdhënësi tha se të dy indidivët i janë nënshtruar testit para takimit dhe të dy kanë dalë negativë.

    Petsas shtoi se kryeministri nuk ka nevojë të vetizolohet si masë parandaluese, sepse ai ka dalë negativ në testim edhe para udhëtimit në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë.

    Ndryshe, Greqia së fundi i ka shtuar masat kufizuese për shkak të regjistrimit të shifrave rekorde të të prekurve. Sidoqoftë, vendi ballkanik është prekur më pak nga pandemia në krahasim me vendet tjera evropiane që kanë numër të përafërt të popullsisë.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.