×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Ferizajt: Bashkëpunimi me Qeverinë është i mirë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2023

    2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve sipas planifikimeve dhe parashikimeve që i ka bërë Komuna e Ferizajt, ka thënë kreu i kësaj komune, Agim Aliu.

    Ai ka thënë se për një kohë të gjatë janë penalizuar sa i përket investimeve kapitale, si shkak i mungesës së Bordit të Organit Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

    I pari i Ferizajt ka thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Punët Publike dhe emërimin e Bordit të OShP-së, shumë projekte do të realizohen.

    “Projektet janë të shumta por kryesisht janë projekte që ne jemi duke vazhduar transformimin urban të qytetit të Ferizajt, të zonës qendër, e sigurisht se disa prej këtyre sfidave janë tejkaluar sepse ju i dini që kemi pasur telashe me kontratat respektivisht me kontratat e vjetra deri sa nuk është futur në fuqi Ligji për Punët Publike dhe kjo ka paraqitur pengesë, një kohë edhe mosfunksionaliteti i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OShP). Porpor tashmë janë të zgjidhura këto çështje dhe unë po besoj se viti 2023 do të jetë vit i realizimit të projekteve sipas planifikimeve dhe parashikimeve që ne i kemi bërë si komunë e Ferizajt”, ka thënë Aliu.

    Aliu ka thënë se bashkëpunimi me nivelin qendror është i mirë. Ai ka përmendur tre faktorë që ndikuan në rënien e investimeve kapitale.

    “Kemi bashkëpunim dhe vizita e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është në fakt që dëshmon se ne kemi bashkëpunim. Sigurisht se ka ende për t’u shtuar sasia e komunikimit dhe cilësia e komunikimit por edhe bashkërendimi i punëve dhe projekteve dhe unë po besoj që në të ardhmen vetëm sa do të intensifikohen këto takime dhe këto zhvillime që kanë të bëjnë me raportet mes të nivelit lokal edhe qendror”, ka thënë ai.

    “Arsyet që ka pas rënie të investimeve kapitale ka qenë mungesa e OSHP-së, ngritja e çmimeve edhe mosfutja në fuqi e Ligjit për Punët Publike. Tashmë këto çështje janë të zgjidhura dhe viti 2023, unë po besoj që do të jetë vit i investimeve publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës apo në të gjitha agjencitë buxhetore që kanë të bëjnë më investimet kapitale”, u shpreh Aliu për EO.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një Letër Qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Kjo u bë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë, ndarjen nga jeta të 44-vjeçarit në vendin e tij të punës sot...
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Të tjera
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV. Kjo pikë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...
    Vip22 Korrik 2025
    Më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.