×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi zotohet se prodhimet vendore do t’i ketë prioritet

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe vështirësitë me të cilat po përballen në këtë kohë pandemie.

    Ministri Krasniqi theksoi në takim se fokus i tij dhe ministrisë që drejton janë prodhimet vendore dhe se mbështetja ndaj prodhuesve nuk do të mungon e sidomos në këto kohë të pandemisë.

    “Pas rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës, do të nisë së zbatuari programi për rimëkëmbje ekonomike dhe në këtë formë bizneset do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës. Angazhimi në mbrojtje dhe mbështetje të bizneseve është dhe do të mbetet prioritet”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

    Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, ka falënderuar ministrin për gatishmërinë e treguar. Berisha ka përmendur edhe konkurrencën jolojale që është prezent në tregun vendës.

    Në fund ministri u zotua se bashkë me inspektorë dhe ekspertë të industrisë së ushqimit do të dal në terrene për të parë nga afër problemet e ngritura nga prodhuesit e qumështit.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.