×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi viziton Lladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri dhe për të falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.

    “Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty.

    Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.

    Më tej, ai ka shtuar se Ramiz Lladrovci është vlerësuar vazhdimisht si kampion për qeverisjen e mirë dhe transparente në Komunën e Drenasit nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare.

    “Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter. Osmani...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi qendrën e turizmit në Pejë, ku pati mundësinë të inspektojë projektin “Turizmi i aventurës”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.