×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vaksina anti-Covid pritet të vijë në muajt e parë të vitit të ri

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se edhe Kosova ka përvetësuar optimizmin e shteteve që po thonë se janë në etapat e fundit të pandemisë pas aprovimeve të vaksinës kundër COVID-19.

    Ai ka thënë se edhe pse nuk ka një datë të saktë se kur do të vjen vaksina në Kosovë, meqë kjo është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, vaksina pritet të jetë e disponueshme në muajt e parë të vitit 2021.

    “Shpresojmë që shumë shpejt që përmes vaksinizimit të vijmë te përfundimi i pandemisë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë bërë përpjekje për të arritur te sigurimi i vaksinës. Pra, unë s’mund ta them saktë, por shpresojmë ta kemi në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

    “Virusi ka qenë shumë i panjohur sepse s’është paramenduar që kjo pandemi të zgjasë kaq shumë. Edhe OBSH i ka ndërruar qëndrimet disa herë dhe ende ka shumë të panjohura për këtë virus, sidomos tani pas mutacioneve të paraqitur. Ky virus ka arritur që të mbijetojë një vit dhe pak njeh historia një virus që zgjat kaq shumë”.

    Krasniqi në Klan Kosova ka thënë se ka një garë mes shteteve të mëdha dhe të vogla në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, por se Kosova nuk do të mbetet jashtë saj.

    Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal për të ndihmuar në imunizimin e popullatës.

    Ndërkaq, për dyshimet se a duhet marrë ose jo vaksina, Krasniqi ka thënë se kjo nuk duhet të jetë më çështje dhe si arsye dha se çdo bar ka efekte anësore, por që s’do të thotë se nuk duhet konsumuar.

    Krasniqi ka folur edhe për situatën aktuale me epideminë në spitalet e Kosovës duke njoftuar se ajo është më e qetë aktualisht, megjithëse ka një numër të madh të të hospitalizuarëve.

    “Periudhën më të ngarkuar e kishim javën e fundit të nëntorit ku kishim 1010 pacientë. Sot ka rënë ky numër në 650 të hospitalizuar, por edhe ky numër është i lartë për kapacitet tona. Është dashur të bëjmë një riorganizim të stafit shëndetësor. Tani kemi shtuar më shumë se 1000 infermierë dhe qindra mjekë që merren me trajtimin e pacientëve me COVID-19”.

    Krasniqi njoftoi se mungesa e ilaçit Fraxiparinë nuk është më problem, meqë janë furnizuar në dy ditët e fundit me sasi të mjaftueshme.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.