×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Pushteti i Albin Kurtit mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

    FrontOnline
    19 Prill 2022

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot në konferencë për media se është hera e parë në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës që pushteti i shumicës, shkel të drejtën e pakontestueshme për hetim parlamentar, si një e drejtë kushtetuese për të mbikëqyrur punën e Qeverisë dhe institucioneve nga ana e Kuvendit të Kosovës.

    Kreu i opozitës tha se bllokimi nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike është shkelje brutale e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga mazhoranca dhe qeveria Kurti.

    “Kryeministri Kurti, përmes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për herë të dytë sot, e bllokoi miratimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me krizën energjetike në vend, duke shkelur haptas ligjin dhe Kushtetutën, diçka që tashmë është bërë traditë dhe praktikë e këtij Qeverie. Por, përkundër këtij insistimi të këtij pushteti për ta mbajtur fshehtë krejt atë që ka ndodhur për muaj të tërë, sot ju themi se arroganca e numrave të pushtetit nuk mund ta ndaloj nxjerrjen në dritë të së vërtetës.”, theksoi ai.

    Kryetari Krasniqi tha se është evidente që Qeveria Kurti po bën çdo përpjekje të mundshme për ta pamundësuar hetimin që e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve tjerë të opozitës.

    “Pyetja e parë që në këtë rast përsëri imponohet dhe duhet të shtrohet është: çka janë duke fshehur nga opinioni publik që me kaq bindje po shkelin ligjin dhe Kushtetutën vetëm për të pamundësuar nxjerrjen e së vërtetës në dritë? Cfarë shkeljesh e krimesh potenciale janë duke mbrojtur me këtë insistim kundër hetimit parlamentar? Pse kryeministri Kurti po e pengon hetimin e rastit të faljes së mbi 100 milionë eurove të taksave të qytetarëve për KEDS-in, hetimin e rritjes së paligjshme të tarifave të rrymes nga ZRRE, punësimet familjare dhe partiake në KEK, blerjen e rrymës me çmime më të larta se të tregut gjatë dimrit, shitjen e rrymës me çmime më të ulëta se të tregut e shumë shkelje e parregullësi tjera? Nëse s’kanë çfarë të fshehin,  qoftë personalisht dhe si grup, pjesë e veprave penale potenciale dhe aferave e keqpërdorimeve në KEK dhe në veprimet e tjera rreth krizës energjetike, atëherë pse po e bllokojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar?”, pyeti Krasniqi.

    Kryetari i PDK-së konsideron se kjo nuk është vetëm përpjekje për fshehje të së vërtetës, por edhe precedent i rrezikshëm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, andaj PDK do të përdorë çdo mjet demokratik për ta zbardhur të vërtetën lidhur me keqpërdorimet e bëra në periudhën e krizës energjetike.

    “Këta kanë ditë të rrënojnë çdo parim të tyre si Lëvizje Vetëvendosje, por nuk do t’i lejojmë të rrënojnë edhe parimet e demokracisë së shtetit tonë. Hetimi parlamentar është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që ju takon deputetëve. Pushteti i sotëm i Albin Kurtit këtë proces edhe mund ta vonojnë, por nuk do të mund ta ndalojnë.  Le të jenë të bindur të gjithë se ky hetim do të ndodhë dhe veprat penale që kanë mundur të kryhen në lidhje me çështjet që jane subjekt i kërkesës për hetim parlamentar, jo vetëm që nuk do t’i heshtim, por do të përdorim çdo mjet demokratik për ta nxjerrë të vërtetën në shesh dhe për t’i dërguar të gjithë përgjegjësit aty ku e kanë vendin.”, tha Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t'i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e...
    Lifestyle19 Shkurt 2025
    Dashi Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni aspak të hidhni hapa të rëndësishme dhe do mundoheni ta zbukuroni të ardhmen. Nëse jeni...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.