[wp-story]

Sport

Krasniqi pret në takim drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës

Krasniqi pret në takim drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës
15:15 | 14 Prill 2021

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).

Drejtuesit e FSUNK-së, të udhëhequr nga kryetarja, Diellza Shaqiri – Kelmendi, uruan Krasniqin për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa bashkërisht diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së, përcjell FrontOnline.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi, njëherit anëtar i Bordit të FSUNK-së./FrontOnline/

🤝Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Sporteve…

Posted by Kosovo Olympic Committee on Wednesday, April 14, 2021

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera