[wp-story]

Lajme

Krasniqi: Polici neutralizoi dhe arrestoi një të armatosur në ngjarjen e Lagjes së Spitalit

Krasniqi: Polici neutralizoi dhe arrestoi një të armatosur në ngjarjen e Lagjes së Spitalit
18:40 | 05 Shtator 2019

Një person ka mbetur i vdekur e tre të plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës Express se në vendin e ngjarjes rastësisht ka qenë duke kaluar një policë, i cili e ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit dhe e ka arrestuar.

“Një informatë tjetër është se ka qenë intervenimi i një polici që ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes i cili e ka neutralizuar njërin që ka qenë me armë të shkurtë, ka arritur ta arrestoj, t’ia marrë armën dhe ta mbajë nën kontroll”, ka thënë Krasniqi.

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku para disa minutash ka konfirmuar se ka ndërruar jetë, njëri nga katër të plagosurit e incidentit me armë zjarri në Prishtinë.

Ai para medieve ka thënë se tashmë i ndjeri, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve, raporton Front Online.

“Njëri nga katër plagosurit nuk iu mbijetoi plagëve. Tre të tjerë janë gjithashtu në gjendje të rëndë, ndërkohë që njëri po përgatitet për sallë për intervenime të mëtutjeshme.”, deklaroi shkurtimisht ai.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi më herët ka treguar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Front Online.

“Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Më vonë edhe policia edhe prokuroria do të japin informata të tjera sepse për momentin nuk dihet se cili ka qenë motivi. Dyshohet se të dy familjet banojnë në këtë lagje, ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Front Online do t’iu mbajë të informuar.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera