×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi, PDK: Brenda 100 ditëve të qeverisjes,do të rinisim anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Memli Krasniqi, ka thënë se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, PDK do ta heq moratoriumin diplomatik të Qeverisë aktuale dhe do të ndërmarrin një iniciativë të koordinuar me SHBA-të dhe vendet mike të Bashkimit Evropian, për të aplikuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

     

    “Brenda 100 ditëve të para, ne do ta riorganizojmë platformën shtetërore për rikonfigurimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet me të cilat është lënduar raporti diplomatik nga paaftësia e qeverive Kurti e Hoti, si dhe do të riorganizojmë qasjen tonë për njohje të reja, jo vetëm si formalitet por edhe si përmbajtje”, ka thënë Krasniqi përmes një video mesazhi ku ka shpalosur një pjesë të prioriteteve të PDK-së për politikën e jashtme dhe rimëkëmbjen e imazhit të Kosovës.

     

    “Kështu do ta kundërshtojmë Serbinë në iniciativën e saj kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në botë. Kështu do t’ia pamundësojmë Serbisë veton mbi prezencën tonë në rrafshin ndërkombëtar. Brenda 100 ditëve të para, ne do ta rikthejmë në arenën ndërkombëtare, historinë e vërtetë të shtetit tonë dhe rrugës së tij drejt pavarësisë, për ta konfrontuar hapur e drejtpërdrejtë përpjekjen e konsolidimit të imazhit humanist të shtetit serb, në kurriz të Kosovës, popullit të saj dhe luftës së drejtë për liri dhe pavarësi”, tha Krasniqi i cili mbanë numrin 5 në listën e kandidatëve të PDK-së.

     

    Ai po ashtu ka theksuar se me platformën e Rimëkëmbjes që do të zë vend që në 100 ditët e para të qeverisjes së PDK-së, kapacitetet e Kosovës për mbrojtje dhe siguri do të dyfishohen.

     

    “Dinjiteti dhe e vërteta jonë nuk do të mund të tjetërsohen. Përkundrazi. Me ne, Kosovën e pret një hapje e re ndaj botës së zhvilluar e demokratike. Orientimin tonë të përhershëm perëndimor do ta vendosim në një kurs të pakthyeshëm dhe të përhershëm. Efektet e rimëkëmbjes së shtetit tonë në planin e jashtëm, më së shumti do t’i ndjejnë qytetarët dhe veçmas të rinjtë tanë. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për t’i marrë këto përgjegjësi. Prandaj me 14 shkurt, na duhet mbështetja juaj”, ka thënë Krasniqi.

    https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/254057636225258

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.