×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nuk mendoj që duhet të rrëzohet kryeministri Kurti

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që Albin Kurti duhet të vazhdojë qeverisjen, teksa shtoi se vetëm vota qytetare duhet ta shkarkojë.

    Tutje, Krasniqi në “Rubikon” tha se nuk ka njeri në Kosovë që mund t’i përmend tri gjëra që ka bërë qeveria përgjatë nëntë muajve.

    “Unë e di që që zoti Kurti është jo kompetent, e kam ditë gjithmonë qe nuk  ka me qene kryeministër efikas, ky është i njëjti kryeministër që është shkarkuar pas 50 ditëve, dhe njerëzit kanë besuar që nëse nuk do shkarkohej do të bënte mrekullina, unë mendoj që sot duhet me qeverisë, nuk mendoj që duhet të rrëzohet kryeministri Kurti, përveç votës qytetare dhe duhet njerëzit me pa në qeverisje dhe janë duke e parë, janë nëntë muaj prej fitores së tij masive, dhe nuk ka njeri në Kosovë që mund t’i përmend tri gjëra të mëdha qe i ka bo sot Kurti, dhe që i ka nisë, dhe do të kalojnë edhe nëntë muaj të tjerë dhe ndoshta prapë s’do i kemi as ato tri gjëra, dhe ne duhet të lejojmë qeverisjen e tij dhe me i konkuru atij me alternativat tona”, ka thënë Krasniqi.

    Tutje, sa i përket krizës energjetike, Krasniqi ka thënë se qeveria akoma nuk e ka ndërrmarr asnjë hap, teksa shqetësimi do të shihet gjatë dy muajve të ardhshëm kur do të bien temperaturat.

    “Asnjë hap nuk e kanë ndërmarr për me u përgatit për një dimër problematik dhe të ftohtë qe Kosovën mundet me kthye ne terr sikur në vitet pas luftës, nuk ka ende ndonjë shqetësim nga qeveria për këtë”.

    “Në rrezikun qe e kemi paralajmëruar që dy muaj është fakti nëse do të shtohet kosnumi për shkak të temperaturave të ulëta dhe duke shpresuar që nuk do ketë avari në furnizimin me thëngjill, do të kthehemi tek ajo që nuk e kemi pa së paku prej vitit 2008 e tutje, në racionimin e energjisë siç e kemi pasë katër orë me rrym dy orë pa rrym , ose tri orë me rrym me tri pa rrym, kjo është përgjegjësi e qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.