×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Krasniqi: Nisma nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe për asnjë parti politike

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, mund të konsiderohet si partia politike më me fat në vend.

    Në fund të garës e kaloi pragun për t`u futur në Kuvendin e Kosovës, në koalicion parazgjedhor me AKR-në. E mosvënia e vijave të kuqe për asnjë subjekt politik, sipas Jakup Krasniqit, nga kjo parti ka mundësuar që kjo parti të ketë sukses.

    “Ne realisht jemi përpjekur dhe duhet të garosh me programin tënd, me ofertën tënde dhe ne nuk kemi marrëdhënie të acaruara me asnjë subjekt politik. Ne nuk kemi pasur vija të kuqe me asnjë subjekt politik, sepse kemi qenë të bindur se ligji zgjedhor ta imponon që pas zgjedhjeve të bësh koalicion me partitë politike, prandaj është e kot që të krijosh armiqësi”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Krasniqi: Roli i Thaçit në bisedime i pafavorshëm, foli për kufijtë

    Ndër të tjera, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate ka thënë për Front Online, se kjo parti nuk ka krijuar komunikim agresiv me asnjë parti në vend.

    “Ne jemi përpjekur që në fushatë të prezantojmë kërkesat tona, ofertën tonë, vlerat tona dhe e kemi pasur si moto kryesore “‘Bashkë për shtetin’, sepse kemi qenë të bindur që asnjë parti politike nuk do t`i marrë zgjedhjet për të qeverisur me vendin. Ne nuk kemi krijuar as vija ndarëse e as komunikim agresiv me partitë politike me të cilat ne kemi garuar”, ka thënë tutje ai.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferenca për media. Dy partitë nuk kanë treguar temat...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Në Gjykimin e Thaçit dhe...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Mot kryesisht i vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe paraqitet ditën e mërkurë mbi vend. Reshje të borës priten vetëm në...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë dërguar njoftime se do të mbajnë konferenca për media, nesër (e mërkurë). Dy partitë nuk...
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës në Kamenicë, sot rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në Koretin. Zyrtarët...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që bëri i biri i tij, i cili akuzohet se...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim për ajrin në kryeqytet. IKSHPK-ja ka kërkuar nga të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së martës në Prishtinë. I dyshuari është dërguar në Emergjencën e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.