×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nëse analizojmë mesataret e projeksioneve, asnjë subjekt politik nuk do të mund të formojë i vetëm qeverinë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2025

    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë subjekt politik nuk mund të formojë qeverinë i vetëm.

    Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se nëse forcat politike nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, vendi rrezikon të përballet me bllokada dhe zgjedhje të njëpasnjëshme.

    “Nëse analizojmë mesataret e projeksioneve të rezultateve zgjedhore të publikuara nga mediat, asnjë subjekt politik nuk do të mund të formojë i vetëm qeverinë. Ky është një rezultat shumë pozitiv për demokracinë dhe një tregues i vetëdijes së lartë qytetare”.

    “Nëse ky rezultat konfirmohet, mesazhi i votuesve është i qartë: “Askush i vetëm nuk mund të ketë pushtet absolut. Nga pak pushtet për të gjithë”. Nëse forcat politike nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, vendi rrezikon të përballet me bllokada dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, të cilat do të jenë të pashmangshme”, ka thënë Krasniqi

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përfaqësuar Kosovën në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të...
    Lajme25 Mars 2025
    Përjetoni një festë të paharrueshme këtë Bajram me një super oferte speciale në Durrës të përgatitur vetëm për  ju nga kompania numër...
    Lajme25 Mars 2025
    Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...
    Lajme25 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.