×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me Kurtin, si të ishin fëmijë të tij

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se njëri prej shkaktarëve të humbjes së VV-së në zgjedhjet lokale ka qenë përzgjedhja e kandidatëve dhe mungesa e programeve.

    Krasniqi thotë se kandidatët e VV-së mbështeteshin te kryeministri Albin Kurti që ai t’ua fitonte zgjedhjet.

    “Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me Kurtin, sikur të ishin fëmijë të Kurtit”, thotë Krasniqi në emisionin Pressing në T7.

    PDK fitoi në 8 komuna në zgjedhjet lokale, tre prej të cilëve janë qendra të mëdha.

    Ndërkohë VV fitoi vetëm 4 komuna. Ky ishte rezultat dëshpërues për VV-në e cila kishte fituar në shumicën e komunave në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.

    Krasniqi po ashtu ka thënë se kandidatët e PDK-së janë përzgjedhur me kujdes.

    “I kemi zgjedhur kandidatët me kujdes. Kanë qenë të shkëlqyer në komunikimin ndërpersonal me qytetarin. Mendoj se ata e kanë bërë diferencën. Unë vet e kam udhëhequr fushatën dhe kam vizituar të gjithë kandidatët për të parë si është gjendja”, tha ai.

    Ai po ashtu thotë se pas raundit të parë ka bërë thirrje për qetësi, pasi që fitorja ende nuk ishte e sigurtë.

    “Pas raundit të parë na kanë thënë se jemi fitues të zgjedhjeve, por bëra thirrje për kujdes. Pastaj pas numërimit të votave dolëm fitues dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatin”, shoti ai.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.