×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i reagon Muratit: Lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka dhënë një koment për deklaratën e Ministrit të Financave Hekuran Murati se në RTK janë rreth 100 paga më të larta se paga e ministrit.

    Sipas Krasniqit deklarata e Muratit është jointelegjente dhe paga më të larta se në ministry ka edhe në institucione të tjera, por atyre nuk është zvogëluar buxheti.

    Deklaratën e Muratit e ka quajtur presion direkt dhe primitive mbi RTK-në, teksa thotë se lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet.

    Reagimi i tij i plotë:

    As rezultati katastrofal në zgjedhjet lokale, si duket nuk po i mbushë mend njerëzit e LVV-qeverisë. Ministri i financave është shembull konkret. Deklarata e tij për RTK-në është shumë jointelegjente. Pse? Sepse nuk mund të arsyetohet zvogëlimi drastik i buxhetit të RTK, me aso llafesh të rrugës. Rroga më të larta se sa ministrat ka në më shumë institucione (ministri e di në cilat) por atyre nuk u është zvogëluar buxheti. Pra, ky është presion direkt dhe primitiv mbi RTK. Është edhe veprim shumë naiv. Pse? Sepse në demokraci lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet. P.S. Kjo është këshillë pa pare për qeverinë, sepse po më dhimbsen se sa keq po performojnë në këtë sektor.

     

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Kronika19 Korrik 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar sot një aksion kundër fajdes. Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit së...
    Lajme19 Korrik 2024
    Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...
    Lajme19 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi sot se një polic është vrarë në orët e para të...
    Sport19 Korrik 2024
    Ka përfunduar raundi i parë kualifikues në tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe të Konferencës. E ekipet kosovare treguan...
    Lajme19 Korrik 2024
    KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.