×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i PDK-së: NATO, OKB e BE të reagojnë ndaj kërcënimeve të pasardhësit të Millosheviqit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim të Ballkanit, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së.

    Krasniqi i ka bërë thirrje SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe OKB-së që të reagojnë ndaj kërcënimeve të pasardhësit të kasapit Millosheviq.

    “Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse”, tha Krasniqi.

    Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

    Në vitet 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit ushtroi gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot, kur me dëshmitë e rreme e të fabrikuara nga strukturat e atij regjimi, drejtuesit e luftës sonë për çlirim e pavarësi ndodhen në Hagë, Vuçiq po na kërcënon me luftë.

    Kjo është dëshmia më e qartë se mentaliteti fashist i Millosheviqit është restauruar plotësisht në doktrinën e Aleksandër Vuçiqit. Përgjigjen për një mentalitet të tillë Serbia e ka marrë nga UÇK dhe NATO më 1999.

    Por, mosndëshkimi i krimit dhe kriminelëve në Serbi, të cilët nxitën luftë e masakra në katër shtete, siç duket i ka trimëruar ata – aq sa të kërkojnë luftë dhe masakra të reja. Bashkësia Ndërkombëtare, me theks tek OKB-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të reagojë urgjentisht ndaj kësaj gjuhe të kërcënimit. Ky kërcenim duhet marrë seriozisht, sepse Aleksandri sot nuk është më thjesht shërbyes i birrave në një regjim fashist, por president i vendit që po e rikthen atë doktrinë luftënxitëse.

    Në Evropën e bashkuar, për të cilën jemi angazhuar e kemi besuar, nuk mund të ketë vend për një shtet që aspiron luftë ndaj fqinjëve të vet.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Situata ekonomike në Kosovë po paraqet sfida serioze për bizneset vendore, të cilat po kërkojnë mundësi më të mira për investime jashtë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Sport11 Korrik 2025
    Spanja dhe Italia janë kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit për femra që po mbahet në Zvicrës. Skuadra spanjolle mundi Italinë, më rezultat...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.