×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi-Goodman: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Ajo është deklaruar për herë të parë pas kandidimit në listën e Vetëvendosjes për deputete.

    Krasniqi-Goodman thotë se ia ka mësyrë ulëses në Kuvend për të përfaqësuar më aktivisht të mbijetuarit e dhunës seksuale të dhunës së fundit në Kosovë.

    “Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua. Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë̈ që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

    Ajo thotë se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punoj me dëshirën më të madhe për këtë.

    “Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë̈ do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma të madhe, dhe ju e dini përse! Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni. E juaja Buqja”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Kronika24 Prill 2024
    Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij. Bëhet e ditur se vdekjen...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Presidenti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.