Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi flet për hulumtimin e QKUK-së të mbështetur nga Izraeli: Personat e shtrirë në spital kanë krijuar më shumë antitrupa

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi thotë se shumica dërmuese e personave që kanë pasur coronavirus krijojnë antitrupa.

    Krasniqi në RTV Dukagjini ka treguar për një hulumtim që është bërë në Kosovë me pacientë që janë shëruar nga coronavirusi dhe personel shëndetësorë.

    “E kemi bërë një hulumtim me rapid teste dhe kemi dashur të shohim krijimin e antitrupave. Hulumtimi është bërë me 60 persona në Klinikën Infektive dhe e kam udhëhequr unë. 20 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikë, 20 të tjerë që kanë qenë të prekur me coronavirus por që kanë pasur formë të lehtë të sëmundjes dhe 20 të tjerë kanë qenë kolegë nga mjekët që kanë punuar me pacientët e infektuar”, tha infektologu.

    “Rezultatet kanë qenë inkurajuese. Në grupin e parë, atë të pacientëve të shtrirë në QKUK nga 20 pacientë 16 prej tyre kanë krijuar antitrupa qysh ne ditën e dhjetë të sëmundjes, ndërsa pasi janë shëruar rreth 18 prej tyre kanë krijuar antitrupa”.

    “Te grupi i dytë, pacientët që nuk kanë qenë në spital ka pasur po ashtu shkallë të madhe të krijimit të antitrupave diku në masën 80%. Ndoshta jo sa ata që kanë qenë në spital. Kjo ka ndodhur ndoshta për shkak të shkallës së sëmundjes. Ndërsa te profesionistët shëndetësorë ka pasur më pak antitrupa”, tregon më tej drejtori i SHSKUK-së.

    Krasniqi thotë se ky hulumtim është ndihmuar nga Izraeli dhe sipas tij shumë shpejt ky hulumtim do të publikohet në ndonjë revistë shkencore./

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci,  ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së...
    Lajme24 Mars 2023
    Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshendetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit...
    Lajme24 Mars 2023
    Trepça ka hapur rreth 100 vende të lira të punës. Është hapur konkurs i brendshëm për punëtorë në Minierë LINKU KËTU
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka asociacion në planin evropian....
    Vip23 Mars 2023
    Pas daljes nga shtëpia e famshme e BBVK, Xhuli vazhdimisht ka thënë se ajo e ka fituar publikun. Ndaj deklaratave të saj ka...
    Lajme23 Mars 2023
    25-vjetori i Betejës së Dukagjinit, solli në “Politiko”, rrëfimin e njërit nga protagonistët kryesor të kësaj ngjarje historike, Daut Haradinaj. Haradinaj, duke...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti. Abdixhiku, tha se vetëm Kurtit dhe...
    Lajme23 Mars 2023
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit,...
    Lajme23 Mars 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se po bisedohet për një takim tjetër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, “për...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.